LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i ndodh organizmit gjatë procedurës së hixhames

Çfarë i ndodh organizmit gjatë procedurës së hixhames

Ky trajtim duhet të bëhet sa herë që duhet të ekskretohen substancat patologjike apo lëngjet për të shëruar apo lehtësuar sëmundjen

Shkruan: MSc. Qëndresë Paçarizi


Prerjet e vogla që bëhen në lëkurë mundësojnë që në lëkurë të ndodhin dy veprime të cilat japin rezultate pozitive.

• Ngacmimin e mbaresave nervore në atë pjesë, p.sh., në rastin e dhembjes së shpinës në shpinë, për dhembje të kokës në kokë, për diabet në regjionin e pankreasit, për sëmundjet që ndërlidhen me mushkëri në atë rajon. Çdo sëmundje ka pikën e caktuar ku edhe duhet të orientohemi për vendosjen e kupave. Prerjet që bëhen ndihmojnë futjen e oksigjenit në trup dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në atë rajon.

• Gjithashtu, si rezultat i këtyre ngacmimeve, në enët e gjakut shtohet veprimi i prodhimit të oksidit nitrik, i cili ka efekt vazodilatator (zgjeron enët e gjakut). Ky zgjerim i enëve të gjakut ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, sjell deri te furnizimi i indeve dhe organeve me oksigjen të mjaftueshëm. Oksidi nitrik ka gjithashtu veti të shumta antitumorale dhe antibakteriale (shiko më poshtë pjesën e oksidit nitrik).

Në përgjithësi, gjatë procedurës së hixhames ndodhin tri veprime kryesore: ngacmueshmëria nervore (prerjet), dalja e lëngjeve sekretuese dhe stimulimi i prodhimit të oksidit nitrik. Parimisht, terapia me kupa të lagështa duket të jetë e lidhur me metodat shkencore, që kanë të bëjnë me funksionet ekskretuese të veshkës deri në atë masë sa kjo terapi mund të konsiderohet si një “veshkë artificiale”, që kryen filtrimin e kapilarëve të lëkurës dhe ekskretimin varësisht nga madhësia, të pjesëzave në presion më të lartë sesa presioni filtrues në glomerulin e veshkave. Përderisa ekskretimi përmes veshkës kufizohet nga materialet hidrofilike, terapia me kupa mund të ekskretojë materialet hidrofilike dhe hidrofobike, siç janë lipoproteinat, dhe rrit rolin ekskretues të lëkurës.

Të gjitha këto mund të përmirësojnë furnizimin e oksigjenit, perfuzionin e indeve dhe metabolizmin qelizor, mund të ruajnë strukturat e indeve bazë dhe ato të largëta, rregullojnë angiogjenezën, lehtësojnë spazmën e muskujve, ruajnë balancën e sistemit neuroendokrin, përmirësojnë neurotransmetimin, përmirësojnë komponentin afektiv (emotiv) të dhembjes, paraqesin efektshmërinë farmakologjike në trajtimet tradicionale dhe ruajnë hemostazën fiziologjike.

depositphotos

Dobitë shëndetësore dhe terapeutike të hixhames mund të përfshijnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, si:

• dobi ekskretuese (të substancave patologjike dhe atyre të dëmshme),
• imunologjike (rrit imunitetin e lindur dhe të fituar),
• farmakologjike (duke mundësuar dhe lehtësuar efektet terapeutike të ilaçeve përmes largimit të substancave patologjike),
• neurologjike (lehtëson kokëdhembjen),
• detoksifikuese (drenimit të toksinave),
• metabolike (duke përmirësuar perfuzionin qelizor),
• ushqyese (zvogëlimin e kolesterolit të dëmshëm),
• muskulore (duke ndërprerë adhezionet, inflamacionin dhe ënjtjen),
• hemostatike,
• hehmatologjike (pastrimi i gjakut nga substancat patologjike dhe qelizat e vjetra të hemolizuara të gjakut),
• hemodinamike (duke përmirësuar qarkullimin lokal kapilar),
• analgjetike,
• psikologjike (për shkak të përmirësimit të komponentit afektiv të dhembjes dhe trajtimit të faktorëve predispozues të sëmundjes).

Hixhamja duhet të bëhet sa herë që duhet të ekskretohen substancat patologjike apo lëngjet për të shëruar apo lehtësuar sëmundjen. Por, asnjëherë pacientët nuk duhet të mbingarkohen me kupa dhe heqje të sasisë së pakontrolluar të gjakut, sepse kjo dërgon në kundërefekt të hixhames. Kjo përfshin gjithashtu të gjitha sëmundjet që trajtohen me terapinë kineze me kupa të thata dhe terapinë me kupa të lagështa, duke marrë parasysh dobitë e tjera terapeutike të hixhames.

Mjekësia profetike e terapisë me kupa të lagështa (hixhamja) mund të definohet si një procedurë e thjeshtë kirurgjike ekskretuese, që bëhet përmes prerjeve sipërfaqësore në lëkurë, duke i hapur barrierat e lëkurës dhe duke krijuar gradient të presionit dhe forcë tërheqëse përgjatë lëkurës dhe kapilarëve nën të, për të kulluar lëngjet intersticiale dhe për të rritur pastrimin e gjakut dhe ekskretimin e tepricave përmes lëkurës. Kjo shkakton gradient të presionit dhe forcë tërheqëse përgjatë mureve të gjakut dhe kapilarëve limfatikë në pjesët ku janë vendosur kupat për të kulluar lëndët e tretshme dhe lëngjet në hapësirat intersticiale, e pastaj nxirren jashtë përmes prerjeve në lëkurë. Terapia me kupa të lagështa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe të limfës dhe drenon lëngjet e filtruara (duke përfshirë limfën) në pjesët ku janë vendosur kupat, duke vazhduar me pastrimin e mëtutjeshëm të gjakut në këtë periudhë të shkurtër të aplikimit të presionit thithës.

Hixhama e thatë dhe masazhuese
Lexo po ashtu Hixhama e thatë dhe masazhuese

Përderisa nuk ka ndonjë kundërindikacion nga asnjë hap i terapisë me kupa, hixhamja mund të konsiderohet si një formë ekskretuese artificiale, e dobishme dhe e aplikueshme. Sa herë që lëngjet e tepërta, substancat organike apo lëndët e tretshme duhet të drenohen, evakuohen apo ekskretohen, terapia me kupa të lagështa mund të jetë e dobishme. Megjithatë, mënyra se si funksionon kjo teknikë në aspektin shkencor nuk është kuptuar plotësisht dhe për këtë nevojiten hulumtime të reja shkencore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori