Çfarë ndodh në trup kur kreatinina e ngritur shfaqet në gjak dhe urinë?

Ja çfarë duhet të bëni në këtë rast
Kreatinina është një nga faktorët shumë të rëndësishëm për prodhimin e energjisë në muskuj.
Rreth dy për qind e kreatinës shndërrohet në kreatininë, e cila kalon nëpërmjet qarkullimit të gjakut në veshka, të cilat filtrojnë pjesën më të madhe të saj dhe e transportojnë atë në urinë.
Nëse filtrimi në veshka reduktohet, domethënë ekskretimi i kreatininës nëpërmjet urinës, dhe prodhimi mbetet i njëjtë, përqendrimi në gjak rritet, transmeton Telegrafi.
Sasia e kreatininës së prodhuar në një ditë është e barabartë me masën muskulore të trupit dhe është e ndryshme nga personi në person, dhe kryesisht varet nga faktorët e mëposhtëm:
▪ Ndryshimet në masën muskulore (që ndikohet nga gjinia, mosha, raca) Ndryshimet në ushqim (p.sh. vegjetarianët kanë vlera më të ulëta të kreatininës).
▪ Në rast të kequshqyerjes.
▪ Pas amputimit të gjymtyrëve, në pacientët e shtruar në spital, cirroza e mëlçisë, inflamacioni dhe sëmundje të tjera kronike vlerat e kreatininës janë më të ulëta
▪ Barnat pengojnë sekretimin tubular (p.sh. cimetidina dhe trimethoprim) ose pengojnë degradimin e GIT (antibiotikët me spektër të gjerë)
▪ Me GFB të ulët, mund të ndodhë eliminimi i rritur intestinal (përmes mukozës së zorrëve) të kreatininës.
Vlerat e referencës
Vlerat normale të kreatininës janë nga 41-88 μmol/l, kur përcaktohen përmes urinës 24-orëshe. Në urinë normale, vlerat normale të kreatininës tek meshkujt e rritur janë 0,6 – 1,2 mg/dl, dhe tek femrat e rritura 0,5 – 1,1 mg/dl. Një person me vetëm një veshkë mund të ketë një nivel normal të kreatininës në gjak në intervalin 1,8 – 1,9 mg/dl.
Nivelet e kreatininës në gjak prej 2.0 mg/dl (150 μmol/l) ose më shumë tek foshnjat dhe 10.0 ose më shumë tek të rriturit mund të tregojnë sëmundje të rëndë të veshkave, nevojën për dializë dhe heqjen e saj nga gjaku.
Të rinjtë muskuloz ose të rriturit e moshës së mesme mund të kenë nivele më të larta të kreatininës në gjak se normalja për popullatën e përgjithshme. Të moshuarit, nga ana tjetër, mund të kenë më pak kreatininë në gjak se normalja.
Foshnjat kanë një nivel normal të kreatininës prej rreth 0.2 ose më të lartë, në varësi të zhvillimit të tyre të muskujve. Tek njerëzit me kequshqyerje të rëndë, humbje peshe dhe sëmundje afatgjata, masa muskulore priret të ulet me kalimin e kohës dhe, për rrjedhojë, nivelet e tyre të kreatininës mund të jenë më të ulëta se sa pritej për moshën e tyre.
Niveli i ulët i kreatininës
Shihen rrallë dhe pothuajse gjithmonë shoqërohen me masë të ulët muskulore. Vlerat paksa të reduktuara të kreatininës mund të ndodhin gjatë shtatzënisë.
Vlerat e ngritura të kreatininës
Vlerat e ngritura të kreatininës janë shenjë e uljes së filtrimit glomerular në veshka për shkak të sëmundjeve akute ose kronike. E rëndësishme është që në fazat e hershme të sëmundjes, niveli i kreatininës në serum nuk do të jetë i lartë.
Shkaqet e mundshme të vlerave të ngritura të kreatininës përmenden më shpesh si:
▪ Infeksionet e veshkave
▪ Dëmtimi i veshkave i shkaktuar nga drogat dhe toksinat
▪ Sëmundjet e prostatës, gurët në veshka dhe shkaqe të tjera që pengojnë sistemin urinar
▪ Sëmundjet autoimune
▪ Rrjedhja e reduktuar e gjakut nëpër veshka për shkak të shokut, dehidrimit, sëmundjeve të zemrës, komplikimeve të diabetit
▪ Rritja e lirimit nga muskujt për shkak të dëmtimit ose proceseve degjenerative
▪ Kur shtohet suplementi i kreatinës, nivelet e kreatininës mund të jenë më të larta se sa do të ishin nëse nuk merren si suplement
* Në rast të rritjes së vlerave të kreatininës në gjak ose urinë, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Simptomat dhe diagnostifikimi i infeksionit me Helicobacter Pylori – këshilla nga doktoresha Aida Palloshka

Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë

Migrena – vitaminat dhe mineralet që t’i përdorni në vend të ilaçeve

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Një simptomë e pazakontë e skizofrenisë që mund të shfaqet disa vite përpara diagnozës

Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë

A e dinit se kafeja përmban një vitaminë të rëndësishme?

Migrena – vitaminat dhe mineralet që t’i përdorni në vend të ilaçeve

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal