LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndihmon kur keni mundime gjatë udhëtimit: Këto pije mund të parandalojnë problemet e pakëndshme

Çfarë ndihmon kur keni mundime gjatë udhëtimit: Këto pije mund të parandalojnë problemet e pakëndshme

Krupa është një shqetësim që shpesh shqetëson si fëmijët ashtu edhe të rriturit kur udhëtojnë, mirëpo disa pije mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi

Krupa manifestohet si një ndjenjë e pakëndshme në stomak që mund të shkaktojë edhe të vjella.


Mund të shoqërohet me rritjen e sekretimit të pështymës, ngërçe në stomak dhe dhimbje koke.

Një nga mënyrat natyrale për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat është konsumimi i lëngut të limonit, transmeton Telegrafi.

Këshillohet veçanërisht pas të vjellave, sepse freskon zgavrën e gojës dhe pakëson mundësinë e përsëritjes së të përzierave.

Lëngu i limonit duhet të bëhet me më pak ujë sesa përmban limonada klasike. Më së miri është ta bëni pa sheqer dhe nuk duhet pirë menjëherë, por me gllënjka.

Për shkak të aromës dhe shijes së tij po aq freskuese, çaji i xhenxhefilit është dëshmuar gjithashtu të jetë një ilaç i mirë për eliminimin e të përzierave.

Nëse të përzierat shoqërohen me ngërçe në stomak dhe të vjella, është akoma më mirë të përdorni çaj kamomili me xhenxhefil.

Ushqimi që nuk është tretur në një periudhë normale kohore mund të shkaktojë lehtësisht krupë dhe të vjella.

Çaji i bërë nga bima e pelinit është gjithashtu i mirëpritur, pasi rregullon funksionin e tretjes së ushqimit.

Zgjidheni krupën gjatë udhëtimeve në pesë veprime: Me këto truqe, çdo herë do t’ju jetë më e lehtë!
Lexo po ashtu Zgjidheni krupën gjatë udhëtimeve në pesë veprime: Me këto truqe, çdo herë do t’ju jetë më e lehtë!

Çaji i anasonit (Pimpinella anisum) stimulon tretjen e ushqimit, eliminon të përzierat dhe urthin, ndaj është mirë të pihet për qëllime parandaluese menjëherë pas vaktit, për të parandaluar shfaqjen e mundshme të të përzierave.

Dhe çaji i mentes mund të jetë gjithashtu i dobishëm në këto situata. Ka erë dhe shije shumë të këndshme, freskon zgavrën e gojës, freskon frymëmarrjen, qetëson ngërçet e stomakut dhe qetëson irritimin që ju bën të villni. Për shkak të gjithë kësaj, është e dobishme të pini disa gllënjka nga ky çaj edhe pas të vjellave, në mënyrë që të “qetësoni zorrët” më lehtë.

Në rast të të përzierave dhe të vjellave, është gjithashtu shumë e rëndësishme të mos qëndroni në dhoma të mbytura, të mos pini një sasi të madhe lëngj në të njëjtën kohë dhe të mos hani një sasi të madhe ushqimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori