LAJMI I FUNDIT:

Çfarë na mësojnë përrallat për dashurinë

Çfarë na mësojnë përrallat për dashurinë

Informatat e para gjithmonë i marrim në familje, por sa është i vërtetë ndikimi, për shembull i filmave vizatimorë të Disneyt.

Dashuria është një nga fjalët që na përcjell gjatë tërë jetës, duke na torturuar me kuptimin e vet të cilin shpesh nuk mund ta kuptojmë në jetën reale nën ndikimin medieve dhe imazhit të cilin bashkë me mjedisin, na e projektojnë në tru.

Qysh si fëmijë të vegjël jemi të ekspozuar ndaj koncepteve të dashurisë siç na i tregojnë përrallat që na i lexojnë prindërit ose i shkojmë në formë të filmave të animuar, kështu që ia vlen të analizojmë pak se çfarë mesazhesh na dërgojnë për dashurinë.

Nëse e keni shikuar Aladinin, në bazë të marrëdhënies së Jasminës së bukur dhe hajdutit Aladin keni mundur të kuptoni që dashuria e vërtetë nuk njeh paragjykime, që asnjë person me asgjë nuk është nën ju dhe që secilin duheni ta njihni mirë.


Përveç kësaj, majmuni i Aladinit ka mjaft merita për suksesin e tij në dashuri çka është e kuptueshme sepse mashkulli i cili kujdeset mirë për kafshën e vet shtëpiake tregon anën e vet të butë me plot besim, gjë që femrave u pëlqen në veçanti.

E bukura Belle dhe Bisha na dërgojnë mesazhin që nuk ka persona që nuk mund të bëhen për vete dhe që me këmbëngulje dhe dashuri çdokush mund të ndryshojë, edhe pse zemra e atij personi në shikim të parë duket e ftohtë dhe e paarritshme.

Sirena e vogël na bën të ditur që gjuha e trupit është po aq e rëndësishme në mos edhe më e rëndësishme se sa fjalët që i thoni, si edhe që puthja vlen më shumë se një mijë fjalë, ndërsa borëbardha me jetën e vet me shtatë shkurtabiqët ka treguar që shumë mirë gjendet në marrëdhëniet mashkull-femër dhe që di të bëjë shumë mirë dallimin në mes mikut dhe partnerit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Lifestyle
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Bëje vet
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

A e dini se...
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Kalo në kategori