LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendojnë të rinjtë për përdorimin e termave raciste “Shka” dhe “Shiptar” ?

Çfarë mendojnë të rinjtë për përdorimin e termave raciste “Shka” dhe “Shiptar” ?

Në Banja Lukë të Bosnjë e Hercegovinës dhe në Prishtinë të Republikës së Kosovës janë pyetur të rinjë për përdorimin e termeve “Shiptar”, nga serbët dhe “shka”, nga shqiptarët, terme këto që përdoren me konotacion negativ.

Të rinjtë që kanë marrë pjesë ën videon e realizuar nga Deutsche Welle kanë dal kundër përdorimit të këtyre termeve të cilat konsiderohen si ofenduese për të dyja palët.


“Unë gjithmonë u them njerëzve se kur kam qenë i vogël, nuk e kam dëgjuar se termi “Shiptar”, të përdoret për të mirë. Përdoret si një fjalë e keqe për shqiptarët dhe ky është problemi. Askush prej tyre nuk do ta quante njëri-tjetrin “Shiptar”, tha i riu nga Banja Luka, ndërkaq po ashtu edhe dy vajza të tjera u shprehën se përdorimi i një fjale të tillë nuk është pozitiv.

Ndërkaq, për shprehjen “shka”, janë pyetur të rinjtë në Prishtinë, të cilët thanë se një  term i tillë duhet të hiqet nga fjalori, për shkak se është fjalë raciste.

“Duhet t’i zhdukim nga fjalori jonë temra të tilla, se janë raciste dhe gjuhë e urrejtjes”, tha një e re nga Prishtina.

“Unë jam shumë kundër tyre dhe besoj që nuk duhet me u përdorën, e gjithqysh edhe ata në rastin tonë është mirë mos me i përdorë, për shembull fjalën “shqiptari” e të tjera, sepse janë shumë ofenduese”, tha një tjetër. /Telegrafi/