LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë kishe veshur?”

“Çfarë kishe veshur?”

“Isha me uniformët e shkollës. Njerku më ngacmonte seksualisht ndonjëherë kur kthehesha nga shkolla, derisa mami vinte nga puna. Më vonë, kur i dashuri im më përdhunoi në kolegj, kisha veshur xhinse edhe një bluzë, sapo ishim kthyer nga një ndeshje futbolli”. “Një fustan të mbrëmjes së maturës, nuk e di nëse kjo kërkon më shumë shpjegime”. “Veshje ushtarake dhe kisha një armë që nuk më hynë në punë fare për të parandaluar atë gjë”.

Instalcaioni i artit “Çfarë kishe veshur?”, i realizuar falë rrëfimit të studentëve të mbijetuarave gjatë përdhunimit në Amerikë, ekspozohet për herë të parë në rezidencën studentore universitare në Tiranë. Agjencia e OKB-së për Fuqizimin e Grave, “UN women” e sjell këtë ekspozitë si mënyrë për t’i dhënë përgjigje fajësimit të viktimave, si një nga fenomenet më të shpeshta të kulturës së përdhunimit në shoqëria.


“Është një ekspozitë, që na fton të gjithëve që të reflektojmë edhe të mendojmë se çfarë realisht na bën që të ngremë pyetjet për të mbijetuarat e përdhunimit: Çfarë kishe veshur? Me këtë pyetje ne i fajësojmë ato, aq sa ato fajësojnë veten”, shprehet Yllka Parllaku, specialiste komunikimi tek “UN Women”.

Sipas studimit të INSTAT të për 2018, për dhunën ndaj vajzave edhe grave në Shqipëri, nga 52.9 për qind e grave që kanë përjetuar dhunë, 8.6 për qind janë dhunuar seksualisht, 3.1 për qind e grave të moshës 18-74 vjeç ishin abuzuar seksualisht gjatë moshës së fëmijërisë. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori