Ka një vërshim opinionesh pas takimit të Vjenës, sidomos nga kritikët e Edi Ramës, sa të krijohet ideja që ata vërtet paskan besuar që Edi Rama është lider i Ballkanit dhe i dashuri personal i Angela Merkel. Njësoj si tek ajo pyetja idiote me siguri e porositur e TV Klanit, kur Merkel ishte në Tiranë, dhe tani ka nisur një fushatë 24 orëshe, ku arrihen dy përfundime kryesore. E para, që Edi Rama nuk është lideri më i madh i Ballkanit (më i gjati po), dhe e dyta, që Merkeli nuk është e dashura e Ramës.
Ky masturbim kolektiv kryesisht opozitar, nuk kuptohet ngase është shkaktuar, ashtu si ende nuk kuptohet pse ata kanë pas vërtet fiksimin që Edi Rama duhet të ishte patjetër lider i Ballkanit.
Më i qarti që i jep një farë shpjegimi është Sali Berisha, i cili në narcizmin e vet gati psikopatik, që vendos veten në qendër të botës, ose maksimumi pas Gjermanisë, e ka pasë zakon që sa herë dilte jashtë Shqipërisë dhe kapte ndonjë foto korridoreve, i quante takimet historike.
Ajo që ka ndodhur në Vjenë është thjesht vazhdim i një Samiti në Berlin, ku Edi Rama ishte një nga pesë liderët e Ballkanit dhe Merkeli organizatorja e këtij Samiti të nisur në Berlin. Kanë ndodhur po atë gjëra që kanë ndodhur në takimin e parë, përveçse janë thelluar projektet e nisura.
Qysh në fillim u fol për autostradën Nish-Prishtinë dhe këtë radhë u hodh një hap më tej. Qysh në Samitin e parë është folur për autostradën e Dubrovnikut përgjatë korridorit të Adriatikut deri në Shqipëri dhe përsëri u fol në mënyrë më konkrete. Qysh në Samitin e parë u fol për nevojën e luftës kundër korrupsionit dhe si do të përballohet beteja me azilantët dhe tani u fol më konkretisht. Vendet e tjera morën dhe disa para xhepi për azilantët e Sirisë, që po u shqyejnë kufijtë, ndërsa Shqipëria fare pak, pasi e vërteta është se nuk jemi korridor për refugjatët.
Në takimin e parë, Merkeli doli foto në krah të Ramës dhe tani e bëri prapë. Herën e parë e mbante kokën para, tani anash nga Rama (në fakt këto janë broçkulla, pasi Rama rri në krah të saj në çdo takim, për shkak të alfabetit të Shqipërisë që nis me A.)
A ka dikush informacion special se çfarë ka ndodhur në Vjenë, që nuk ka ndodhur në Berlin? Merkel ka qenë njësoj e ashpër në të dy takimet, njësoj u ka folur se si duhet të bëjnë reforma, njësoj i ka deinkurajuar që mos ta kenë mendjen vetëm tek paratë, njësoj Rama ka bërë gallatë, njësoj Vuçiq është skuqur gjithnjë e më pak deri tek veshët kur ka takuar Mustafën, njësoj komisoneri Hann është përleshur me ballkanasit për zgjerimin. Ah po, këtë herë ka pas shtesë një ndeshje futbolli, ku Rama nuk ka marrë pjesë se është basketbollist dhe Ben Ahmetaj, që është futbollist karriere, s’ka pranuar të luajë në një ekip kundër BE, se ja marrin për ters.
Nuk di të ketë ndodhur ndonjë gjë tjetër në Vjenë, përveçse jemi para një zhvillimi tepër pozitiv, sa i përket raporteve mes liderëve të Ballkanit me njëri- tjetrin, ku Vuçiqi mund të bëjë muhabet dhe për sportin me Ramën, Gjukanoviq mund të tregojë anekdota, dhe Gruevski mund të qeshë ndonjëherë. Bile dhe Isa duket më trim kur kthehet nga Vjena dhe i shan nga nëna ata në Kosovë. Dhe, kjo është një nga qëllimet e nismës Merkel, krijimi i një klime besimi mes liderëve të Ballkanit ndaj njëri- tjetrit, gjë që ka avancuar ndjeshëm nga një vit më parë, kur vajtja e Ramës në Beograd përjetohej si betejë dhe ndeshja e futbollit si beteja e Fushë Kosovës.
Një vit pas nismës së Merkelit, gjërat po shkojnë siç i ka projektuar ajo dhe jo siç i projektojnë narcistë të Tiranës apo Beogradit, që mendojnë se janë qendra e botës. Bile aq të bindur janë disa opozitarë tanë për këtë çështje, sa Kaç Islami kërkon të përkthehen disa video të Edi Ramës ku ai është në momentet e tij natyrale të shpërthimeve në tavolinë, me shpresë se Merkeli do trembet në takimin e tretë e nuk do t’i afrohet. Pastaj kemi dhe sulmin e Saliut, që pretendon se ai është i pari që ka zbuluar se Shqipëria është e dyta pas Norvegjisë për burime ujore dhe se Rama ja ka vjedh këtë. Harron që ky është një debat gjeologjik dhe jo politik.
Debat politik është renditja e dytë e Shqipërisë pas Gjermanisë. Atë rekord nuk ja ka marr njeri dhe s’ka për t’ia marrë.
Por, të paktën të qetësohet, se në Vjenë nuk ka ndodhur asgjë që nuk pritej nga ata që ishin në takim. Kjo që Merkeli të ishte e dashura e Ramës dhe që Rama të shpallej lider i Ballkanit, nuk pritej nga askush. Përveç ndonjë të sëmuri që e ka ëndërruar për vete dhe ka prit gjithë ankth mos i ndodhte armikut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak