Çfarë ka bërë e rrëfyer në "Grande Fratello", Dolce dhe Edi do të përballen me njëri-tjetrin

Një atmosferë tensioni po krijohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova mes banorëve Dolce dhe Eduard Kuçi.
Raporti mes tyre duket se është ftohur dhe tashmë kanë filluar spekulimet për arsyet e këtij largimi të ndërsjellë.
Në spektaklin e natës së sotme, e hënë, ata do të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
Edi do të ketë mundësinë të mësojë atë që Dolce ka rrëfyer më parë në "Grande Fratello", një moment që mund të sjellë emocione të forta dhe debat të hapur brenda shtëpisë.
Banorët e tjerë dhe publiku presin me padurim reagimin e Eduardit dhe mënyrën se si Dolce do të përballet me situatën.
Kjo mund të shënojë një pikë kthese në raportin e tyre dhe të ndikojë edhe në dinamikën e banorëve të tjerë.
Se çfarë dhe si do të jetë, mbetet për t'u parë në spektaklin e mbrëmjes së sotme. /Telegrafi/



















































