Nëse gënjeni gjithë kohën, qoftë edhe për gjëra të parëndësishme, mund të keni një problem në marrëdhëniet me të tjerët, financat apo shoqërinë. Duke gjetur çfarë ju shtyn të gënjeni do t’iu ndihmojë të ndryshoni sjelljen, për të rivendosur ato që keni humbur tashmë.
Dr. Gail Saltz,
psikiatër në New York Presbyterian Hospital
Të gjithë gënjejnë. Ne fillojmë të gënjejmë rreth moshës 4-5 vjeç, kur fëmijët janë në gjendje të përdorin fuqinë e gjuhës së folur.
Gënjeshtrat e para nuk janë të dëmshme, më shumë duan të zbulojnë diçka, të testojnë, çfarë mund të manipulohet në një botë fëmijësh. Me sa duket fëmijët fillojnë të gënjejnë për të dalë nga ndonjë situatë e pakëndshme, ose të marrin diçka që duan.
Këto mund t’i quajmë gënjeshtrat e bardha dhe më tepër janë për të ruajtur ndjenjat e dikujt, jo ndonjë problem i madh.

Megjithatë personi që gënjen, qoftë për diçka të vogël, ka një problem. Shpesh mund t’i quajmë këta gënjeshtarë patologjikë (është një përshkrim, jo diagnozë). Ata gënjejnë për të mbrojtur veten, të duken mirë, të përfitojnë financiarisht ose në shoqëri, për të shmangur dënimin.
Personat që gënjejnë shpesh për përfitime personale mund të diagnostikohen me çrregullime antisociale të personalitetit dhe gjendja përkeqësohet me kalimin e kohës. Kur jeni në kontakt me një gënjeshtar ai pret edhe nga ju që të vazhdoni gënjeshtrën e tij deri në mashtrim.
Çfarë i bën njerëzit të ndryshëm, me standarde të ndryshme kur vjen puna për të thënë të vërtetën?
Ne presim, p.sh. më shumë ndershmëri nga shkencëtarët, sesa politikanët. Ne kemi një vizion puritan për shkencëtarët duke bërë kërkime shkencore, ndërsa gjithmonë hedhim hije dyshimi mbi atë që bëjnë politikanët për të marrë sa më shumë vota.
Pse ne nuk na pëlqejnë gënjeshtarët, sidomos ata që e kanë bërë rrugë? Është çështje besimi. Kur një person gënjen, ai ka thyer një kod – një marrëveshje të pashkruar për të trajtuar të tjerët ashtu si do donim të na trajtonin edhe ne.
Mashtrimet serioze shpesh na i bëjnë të pamundur të besojmë përsëri një person. Dhe meqenëse kjo është një çështje besimi, zbulimi i gënjeshtrës sa më parë të jetë e mundur është rruga më e mirë për riparimin e marrëdhënieve. Nëse e vërteta vjen pas detyrimit, riparimi i besimit është shumë i vështirë.
Si prindër mesazhi më i mirë që mund t’iu jepni fëmijëve, është që gjithmonë ata të zbulojnë vetë të vërtetën para jush, pa i detyruar. Nuk ka rëndësi sa gjatë ka vazhduar, sa i madh është mashtrimi, ose sa i keq, rëndësi ka që ata ta tregojnë vetë. Tregojini se nuk asgjë më të rëndësishme mes jush, sesa besimi tek njëri tjetri.
Si mund të zbulojmë nëse dikush po na gënjen?
Nuk ka ndonjë formulë të saktë, por janë disa përshkrime sjelljesh që mund të bëjnë të dyshosh:
– Shmangja e kontaktit sy më sy. Zakonisht dikush ka një kontakt me sy, kur po ju thotë diçka. Nëse vini re se po mundohet ta shmangë këtë, gjatë një pjese të caktuar të bisedës, keni të drejtë të dyshoni
– Ndryshimi i zërit. Duke ju treguar diçka, vini re se fillon të ndryshojë toni i zërit dhe shtohen disa pasthirrma; oh, uh, ah etj.
– Gjuha e shenjave. Lëvizjet e tepërta te duarve dhe mimikës, duke tentuar për ta bërë sa më të besueshme diçka.
– Kundërshtimi i vetvetes. Sjell argumente që kundërshtojnë ato çka kishte thënë pak më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Trump: Nuk po kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur - tarifa prej 50 për qind