LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ju pret gjatë sezonit të Luanit: Energji, pasion dhe vetëbesim!

Çfarë ju pret gjatë sezonit të Luanit: Energji, pasion dhe vetëbesim!

Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e Luanit! Që nga 23 korriku e deri më 23 gusht, Dielli do të qëndrojë në shenjën e Luanit

Teksa vetëm Luanët do të festojnë ditëlindjet në këtë periudhë, energjia e tyre do të ketë ndikim të çdokush.


“Çdo vit, kur Dielli kalon nga yjësia e Gaforres në yjësinë e Luanit, ka një ndryshim drastik në energji, pasi ylli hyn në një prej shenjave të preferuara,” shpjegon Narayana Montufar, astrologe.

“Kur gjendet në këtë shenjë të fiksuar të zjarrit, Dielli sjell gëzim, energji, pasion dhe vetëbesim. S’ka rëndësi ç’shenjë jeni, për katër javët në vijim do të kanalizoni kreativitetin tuaj dhe do të bëni çmos që të realizoni dëshirat.”

Luanët njihen si ekstrovertë, me vetëbesim dhe energji magnetike. Njihen si guximtarët dhe protagonistët e zodiakut. Merrni si shembull Luanin e famshëm, Jennifer Lopez. Edhe pse sezoni i Luanit është periudha perfekte për të shijuar vëmendjen, ka disa anë negative.

“Me gjithë këtë energji Luani në qiell, kini kujdes nga dramat, shpërthimet emocionale dhe sjelljet egoiste. Disa njerëz s’e përballojnë dot gjithë këtë energji,” thotë Montufar.

Dielli bashkohet me Marsin dhe Afërditën në shenjën e Luanit dhe të tre planetët do të kenë njëfarë ndikimi në verën tonë.

“Këtë vit, do ta përjetojmë Luanin në gjithë madhështinë e tij teksa ndikohemi edhe nga planete të tjerë në të njëjtën shenjë – Marsi që kërkon lëvizje dhe Afërdita që kërkon kënaqësi,” shpjegon Montufar.

“Kur këta dashnorë legjendarë kozmik të takohen në shenjën e Luanit goxha pranë rrezeve diellore, do të ndjejmë një rritje domethënëse të dëshirës seksuale dhe epshit, sidomos gjatë hënës së re në Luan më 3 gusht, që do t’i japë gjithçkaje një lidhje emocionale.”

Hëna e re do të sjellë gjithashtu “surpriza rreth dashurisë dhe parave – kështu që kini kujdes me mblesëritë dhe financat.

“Urani rebel i zhbën efektet e Luanit javën e parë, duke shkaktuar ndodhi të papritura. Përgatituni për energjinë e pamenduar dhe impulsive javën e parë të sezonit të Luanit që do të shkaktojë vetëm drama,” shton astrologia Lisa Stardust.

Gjithashtu, do të dalin në pah skandale, pasi Mërkuri të dalë nga prapavija më 31 korrik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori