LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet nga zgjimi gjatë natës dhe si mund ta parandaloni atë?

Çfarë fshihet nga zgjimi gjatë natës dhe si mund ta parandaloni atë?
Shutterstock

Një mjeke zbuloi metodën që mund t’ju ndihmojë të flini të qetë

Kushdo që është zgjuar ndonjëherë në mes të natës dhe më pas është përpjekur më kot të kthehet në gjumë, e di se sa rraskapitëse mund të jetë kjo.

Shumë nuk arrijnë të bien përsëri në gjumë, por qëndrojnë zgjuar deri në mëngjes.


Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 17 për qind e të rriturve kanë probleme me gjumin pothuajse çdo ditë.

Dr. Bajkan Luo, një eksperte e gjumit nga San-Franciskoja dhe drejtore ekzekutive e kompanisë “LumosTech”, e cila prodhon një maskë të mençur gjumi, zbuloi se çfarë fshihet pas zgjimit të natës dhe si ta parandaloni atë.

Disa nga arsyet e zakonshme për shqetësimet e gjumit janë stresi dhe ankthi, shqetësimi ose dhimbja dhe ndryshimet në mjedis si zhurma ose lëvizja, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, temperaturat shumë të ulëta ose shumë të larta mund të çojnë në gjumin e ndërprerë. Dhe çrregullimet e gjumit si sindroma e këmbëve të shqetësuara ose gërhitja mund të jenë shkaktarë të zgjimit.

Çfarë duhet të bëni kur zgjoheni?

Kur zgjoheni në mes të natës, është më mirë të qëndroni në shtrat, të përpiqeni të relaksoheni dhe të shikoni nëse mund të flini përsëri, thotë Dr. Luo.

Ajo sugjeron të provoni disa teknika të njohura si relaksim progresiv, ushtrime të frymëmarrjes ose metoda të tjera për t’ju ndihmuar të relaksoheni.

– Nëse nuk arrin të biesh në gjumë edhe pas 10 deri në 15 minuta, është koha të ngrihesh nga shtrati – këshillon doktor Luo.

– Mundohuni të shkoni në një vend të qetë dhe të rehatshëm në shtëpi, siç është divani, dhe filloni ndonjë aktivitet të qetë me pak stimulim mendor, si p.sh. leximi i një libri, dhe më pas kthehuni në shtrat – shton ajo.

Gabimet që duhen shmangur

Edhe pse shumica bëjnë pikërisht këtë, ju nuk duhet të kapni telefonin ose të shikoni orën nëse gjumi juaj ndërpritet papritur gjatë natës, këshillon Dr. Luo.

– Kontrollimi i orës pasi zgjohemi në mes të natës është një nga gabimet më të shpeshta dhe na kthehet mbrapsht. Ai rrit stresin dhe na e bën të vështirë që të biem përsëri në gjumë. Nëse kontrolloni kohën në telefonin tuaj, përmbajtja e telefonit mund të jetë shumë stimuluese, gjë që do t’ju pengojë më tej të relaksoheni dhe të bini në gjumë – thotë ajo.

Çfarë mund të thotë nëse zgjoheni mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit?
Lexo po ashtu Çfarë mund të thotë nëse zgjoheni mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit?

Çfarë duhet të dini për orën tuaj të brendshme?

Zgjimi në mes të natës mund të jetë gjithashtu rezultat i mos sinkronizimit të orës së brendshme të trupit me orarin tuaj të gjumit.

– Gjumi ynë ndikohet nga dy faktorë kyç – herët në mbrëmje është një rritje e presionit të gjumit, nevoja e trupit tonë për pushim, gjë që na ndihmon të biem në gjumë. Më vonë gjatë natës, ora jonë e brendshme, e njohur si sinjalizimi cirkadian, luan një rol kyç në ruajtjen e gjumit. Në një skenar ideal, këta dy faktorë punojnë së bashku për t’ju dhënë një gjumë të mirë. Por nëse presioni në gjumë zhduket përpara se sinjali cirkadian të aktivizohet plotësisht, mund të çojë në zgjim natën – shpjegon ky mjek.

Nëse nuk jeni i sigurt pse zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të provoni të rregulloni orën tuaj të brendshme për të parë nëse kjo zgjidh ose redukton gjumin tuaj të prishur. Disa mënyra për të rregulluar ritmin tuaj cirkadian përfshijnë zgjimin në të njëjtën kohë çdo ditë, ndryshimin e orareve të vakteve, marrjen e suplementeve të melatoninës, ushtrimet në periudha të ndryshme të ditës dhe konsumimin e sasive të moderuara të kafeinës në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori