LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është kardiologjia intervenuese dhe kur përdoret?

Çfarë është kardiologjia intervenuese dhe kur përdoret?

Kardiologjia intervenuese është një specialitet mjekësor që fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare duke përdorur teknika minimale invazive. Kardiologët intervenues janë mjekë të specializuar në këtë fushë dhe janë të përkushtuar në kryerjen e procedurave perkutane (nëpërmjet arterieve dhe venave) me qëllim trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës.

Këto procedura zakonisht bëhen në një ambient të veçantë kateterizimi kardiak që njihet ndryshe si sallë angio, ku rrezet X në kohë reale dhe imazhe të tjera përdoren për të drejtuar kardiologun gjatë procedurës.


Sëmundjet që mund të trajtohen me kardiologji intervenuese dhe elektrofiziologji

Disa nga sëmundjet dhe kushtet kardiovaskulare që mund të trajtohen përmes kardiologjisë intervenuese janë:

– Angioplastika koronare – i referohet zgjerimit të arterieve koronare të bllokuara nga depozitat yndyrore duke futur një kateter me një protezë të quajtur stent – që rikthen rrjedhjen e gjakut duke zhbllokuar apo zgjeruar pjesën e ngushtuar.
– Ndërhyrjet e valvulave të zemrës. Problemet e valvulave të zemrës mund të korrigjohen përmes procedurave perkutane, si implantimi i valvulës së aortës nëpërmjet kateterëve, duke shmangur nevojën për kirurgji në zemër të hapur.
– Mbyllja e defekteve kongjenitale. Disa defekte të lindura të zemrës mund të korrigjohen duke përdorur teknikat intervenuese të kardiologjisë, si mbyllja e defekteve të septumit atrial.
– Trajtimi i aneurizmave të aortës. Disa aneurizma të aortës mund të trajtohen duke vendosur stenta në aortë për të parandaluar këputjen/rupturën.
– Trajtimi i aritmive kardiake. Ablacioni me katetër është një teknikë e kryer nga mjeku elektrofiziolog – kardiolog specialist, me qëllim eliminimin e zonave të zemrës që shkaktojnë aritmi ose fibrilacion atrial.

Në Spitalin Klinik Zhan Mitrev plotësohen të gjitha kushtet për kryerjen e procedurave komplekse në fushën e kardiologjisë intervenuese. Ne disponojmë një sallë operacioni hibride të teknologjisë moderne me teknika të integruara imazherike që sigurojnë kryerjen e qetë të të gjitha llojeve të procedurave, nga minimalisht invazive deri tek ato me kompleksitet maksimal kardiovaskular.

Është e rëndësishme të mbani mend se, megjithëse kardiologjia intervenuese është shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, diagnoza dhe plani i trajtimit duhet të rekomandohet dhe kryhet gjithmonë nga një ekip mjekësor i specializuar në kardiologji, i cili vlerëson situatën specifike të çdo pacienti dhe përcakton opsionin më të mirë për trajtim.

Në Spitalin Klinik Zhan Mitrev në shërbimin tuaj për të gjitha problemet të zemrës është një ekip kardiologësh i nivelit të lartë, të cilët disponojnë teknologjinë më të avancuar për të diagnostikuar dhe trajtuar çdo pacient me cilësinë më të lartë dhe në mënyrë të personalizuar.

Artikull i sponzorizuar