Sapo gjinekologu t’ju thotë se çdo gjë është në rregull me shtatzëninë tuaj, është normale që ju t’ju tregoni familjarëve dhe miqve se prisni një bebe. Muhabeti i parë që do ta bëjnë miqtë e juaj do të jetë lidhur me emrin e bebes.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Sugjerimet do të jenë të pafund! Nëna ju thotë “Nëse është djalë veja emrin Rubin, që të jetë i çmuar si rubini”… motra ju thotë “nëse është vajzë t’ia vëmë emrin Dorotea sepse është tamam dhuratë nga Zoti”… një shoqe ju thotë “nëse është djalë veja emrin Amant që të jetë i dashur për të gjithë”…ju mund të keni dëshirë që fëmija të jetë vajzë dhe mendoni se emir Ami është më i miri – Ami që të jetë e dashur dhe e këndshme!
Secili prind bën të pamundurën që fëmija i vet të arrijë më të mirën. Sipas një studimi 63.9% e prindërve ose e atyre që presin të kenë fëmijë, besojnë se emri i fëmijës kontribuon shumë në suksesin që do të ketë në jetë. Prandaj, nëse doni që vajza juaj të bëhet kryeministre e ardhshme, mendoni një emër të mirë për të!
Në pyetjen se cili ishte faktori kryesor në zgjedhjen e emrit të bebes, shumica e prindërve u përgjigjën “Thjeshtë na pëlqen si emër”. Rreth 56% e emrave që iu pëlqyen këtyre prindërve janë emra tradicionalë dhe emra ilirë. Këta janë emrat më të popullarizuar dhe më në trend tash për tash.
Është interesant se rreth 63.6% e prindërve pohuan se fëmijët e tyre nuk i thërrasin në emër, por kanë një emër përkëdhelës ose nofkë. Kjo nofkë zakonisht bazohet ose është shkurtesë e emrit. Një nënë e re thotë se e thërret në emër vajzën e saj vetëm kur ajo bën një sherr, për shembull “Dorotea hajde këtu menjëherë!”
Vënia e emrit është një kënaqësi për prindërit e ardhshëm. Ndoshta për ta zgjatur këtë kënaqësi, ata nuk vendosin deri në momentin e fundit për emrin e bebes. Megjithatë, prindërit zakonisht e kanë një listë me emra të cilët ju pëlqejnë më tepër. Është treguar se 9 nga 10 prindër të ardhshëm mendojnë për disa emra, bile edhe përpara se gruaja të mbetet shtatzënë. Por, kur vjen puna për të vendosur, gati të gjithë e bëjnë në momentin e fundit… shumica vendosin në muajt e fundit të shtatzënisë ose në ditën kur lind bebja.
Nënat kanë dëshirë që të mos e tregojnë emrin që e kanë për qejf dhe gati 2/3 e nënave e mbajnë sekret emrin e bebes deri në momentin e lindjes.
Pas lindjes ju e mbani beben në dorë. Kënaqeni me të dhe mendoni sa e bukur është bebja juaj, por në të njëjtën kohë mendoni “A thua kemi zgjedhur emrin më të mirë?!?” Mos keni merak, sepse gati 3/4 të nënave iu deshën disa ditë për t’u mësuar me emrin e bebes dhe për t’u bindur se është ky emër është “tamam dhe ideal” për të.
Po të ishte e mundur që “ta ktheni filmin prapa”, a do ta zgjidhnit të njëjtin emër që ia keni vënë fëmijës suaj? Përgjigja është PO. Kështu u përgjigjën 95.2% e prindërve. Emri është një pjesë e asaj që fëmijën tuaj e bën të veçantë. Emri i secilit prej nesh është zgjedhur nga ata që na njohin më së miri dhe na duan më të mirën – nga prindërit tanë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë