Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme
Një studim për këtë çështje zbuloi se rënia e flokëve pas lindjes ndodh te 68.4% e grave dhe më shumë, madje.
“Për shumë gra, flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre,” thotë Aaron Chen, dermatolog.
“Humbja e tyre mund të ketë ndikim në pjesën e vetëvlerësimit, por mund të jetë veçanërisht e vështirë për nënat e reja që po përjetojnë ndryshime dramatike hormonale, ndërkohë që janë të privuara nga gjumi dhe plot situata të tjera pas lindjes.”
Pra, çfarë është saktësisht rënia e flokëve pas shtatzënisë?
Çfarë e shkakton rënien e flokëve pas lindjes?
Sipas mjekut Chen, të kuptuarit e rënies së flokëve pas lindjes fillon me njohjen më shumë rreth ciklit jetësor të flokëve. Rritja normale dhe e shëndetshme e flokëve ndodh në katër faza: Rritja, tranzicioni, pushimi dhe rënia.
Shtatzënia mund të prishë përkohësisht këtë cikël për shkak të rritjes së estrogjenit dhe progesteronit, dy hormone që i mbajnë flokët më gjatë në fazën e gjendjes së pushimit, shkruan Allure.
Si duket rënia e flokëve pas lindjes?
Ashtu si me shtatzëninë, ky fenomen mund të ndryshojë nga personi në person. Është e zakonshme që një grua që ka sjellë në jetë një fëmijë të shikojë rënie në pjesën e vijës së flokëve rrotull fytyrës apo në pjesën e tëmthave.
Këto janë dy zonat më të zakonshme, por mund të ketë rënie edhe në tërësinë e skalpit të kokës dhe gjatësisë së flokëve.
Si ta kuptoni nëse do të keni rënie të flokëve pas shtatzënisë?
Duket se nuk ka një mënyrë të saktë për të ditur nëse do të humbisni apo jo një sasi flokësh pas lindjes, por ka disa faktorë që mund t’ju vënë në rrezik më të lartë, citon Anabel.
Një histori familjare e rënies së flokëve pas shtatzënisë, një shtatzëni e vështirë, shtatzëni me binjakë, ose probleme të tjera shëndetësore si sëmundja e tiroides, anemia, sindroma e vezores policistike, ose auto-imune mund të rrisin rrezikun e grave për rënien e flokëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë