LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni kur fëmijës i mbyllen sytë dhe nuk do të bjerë në gjumë

Çfarë duhet të bëni kur fëmijës i mbyllen sytë dhe nuk do të bjerë në gjumë

Një truk i thjeshtë për të vënë në gjumë, një baba ka kënaqur shumë prindër – nevojitet vetëm një minutë!

Shumë prindër përballen me sfida kur fëmija i tyre nuk do të bjerë në gjumë, me lot, mbajtje të gjata në krahë dhe net pa gjumë.


Metodat më të zakonshme që përdorin nënat dhe baballarët janë “lëkundjet” e fëmijës së tyre në krahë, ninullat, përkëdheljet, por ndonjëherë asgjë nuk i ndihmon.

Në këto situata, prindërit, veçanërisht kur gjumi i tyre është i pakët, kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.

Mbase truku i një babai që arriti ta vërë në gjumë fëmijën e tij në vetëm 1 minutë mund t’u ndihmojë, transmeton Telegrafi.

Babai ndau një video të tij duke mbajtur një fëmijë dukshëm të përgjumur dhe më pas vendos ngadalë dorën në fytyrën e tij dhe e përkëdhel duke lëvizur dorën nga balli i foshnjës drejt mjekrës. Ai e përsëriti këtë lëvizje ngadalë dhe butësisht disa herë, dhe më pas foshnja e zuri gjumi. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se kjo metodë do të funksionojë me fëmijën tuaj, por sigurisht që është e butë, e thjeshtë dhe mund ta provoni. Nëse keni sukses, atëherë keni një truk të ri në “situatat e krizës” para se të shkoni në shtrat.

Japonezët kanë zbuluar një mënyrë gjeniale për ta vënë fëmijën tuaj në gjumë në saktësisht 13 minuta
Lexo po ashtu Japonezët kanë zbuluar një mënyrë gjeniale për ta vënë fëmijën tuaj në gjumë në saktësisht 13 minuta

Përveç kësaj, ka disa metoda të tjera klasike që ia vlen të provohen. Provoni t’i krihni flokët e foshnjës tuaj me një furçë të butë për fëmijë, ju mund ta ledhatoni butësisht shpinën e foshnjës ose t’i fërkoni barkun. Ju mund t’i provoni të gjitha këto truke ndërsa fëmija juaj është i shtrirë, kështu që nuk keni nevojë ta mbani atë për të fjetur.

Shikoni trukun për të rënë në gjumë në videon e mëposhtme dhe na tregoni në komente se cila është mënyra juaj e provuar për të fjetur.

/Telegrafi/