LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni me fotot e personave të ndjerë: Ato mund të mbahen në shtëpi, por në kushte të caktuara

Çfarë duhet të bëni me fotot e personave të ndjerë: Ato mund të mbahen në shtëpi, por në kushte të caktuara

Askush nuk dëshiron të heqë dorë nga disa kujtime të njerëzve të dashur që nuk janë me ne, por ka rregulla të caktuara.

Ju me siguri kurrë nuk keni menduar për këtë temë, dhe aq më pak ju ka shkuar ndërmend të hiqni dorë nga kujtesa e njerëzve të dashur, të cilët nuk janë më gjallë.


Sidoqoftë, siç shkruan portali holahola.cc, nuk është problem mbajtja e tyre në shtëpi, me kusht që të ndiqni disa rregulla, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e të ndjerit, duam apo nuk duam, janë të lidhura me botën e të vdekurve. Nëse një person ka ndërruar jetë, fotot ende e mbajnë atë të lidhur me botën e të gjallëve. Për këtë arsye, këshillohet të ndiqni rregullat e mëposhtme.

1. Fotografitë e të ndjerit nuk duhet të varen në mur, të jenë në një kornizë ose në një tavolinë. Kështu që ata nuk duhet të jenë në sy.

Besohet se nëse kjo këshillë shpërfillet, fotografia merr energjinë e njerëzve të gjallë. Nëse fotot mbahen në një album, dhe herë pas here i shikoni me nostalgji, gjithçka do të jetë mirë. Sidoqoftë, nëse janë vazhdimisht në sy, ato thuhet se mund të shkaktojnë një përkeqësim gradual të gjendjes tuaj fizike dhe emocionale.

2. Fotografitë e të vdekurve duhet të mbahen të ndara nga fotografitë e të gjallëve. Veçoni një album të veçantë për fotografitë e të ndjerit, ku gjithashtu do të mbani fotografi ku përzihen të gjallët dhe të vdekurit.

Disa madje rekomandojnë prerjen e fotove të tilla, në mënyrë që të ndajnë energjinë e të gjallëve nga energjia e të vdekurve. Gjithashtu, fotot e të ndjerit duhet të mbahen në albume të zeza ose në një qese të zezë. Në këtë portal, ata gjithashtu këshillojnë që fotot e të vdekurve të shikohen vetëm në ditët e caktuara për të përkujtuar të vdekurit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Kjo është mënyra më efektive për të ndihmuar një fëmijë me hundë të bllokuar

Kjo është mënyra më efektive për të ndihmuar një fëmijë me hundë të bllokuar

Fun
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Fun
Zbulohet gjarpri me dy koka

Zbulohet gjarpri me dy koka "albino" në SHBA

Interesante
Kalo në kategori