Shumica e pacientëve me dhimbje në qafe, në shpinë, në krah, në ijë, përgjatë duarve, këmbëve, me kokëdhimbje ose me marramendje, mundimet mund t’i zgjidhin pikërisht me punën e kiropraktikuesit.
Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Te dhimbja në cilëndo pjesë të kurrizit, patjetër duhet të shkoni te mjeku ose eksperti i kiropraktikës.
Mjerisht, zakonisht me rastin e sulmit të parë njerëzit mendojnë vetëm në mundësinë e largimit të dhimbjes momentale “duke shfrytëzuar medikamentet” ose pushimin, e jo edhe për shkaktarin e shfaqjes së sulmit.
Po kështu, nuk presin që dhimbja mund të përsëritet dhe më së shpeshti me më intensitet, nëse nuk hiqet shkaktari i një gjendjeje të tillë. Mirëpo, pikërisht shfaqja e parë e dhimbjeve në cilëndo pjesë të kurrizit është shenjë për alarm dhe arsye që në atë moment t’i ndihmohet pacientit.
Pas kontrollimit dhe pamjes objektive të gjendjes së pacientit, shumica, me dhimbje në qafe, në shpinë, në krah, në ijë, përgjatë duarve, këmbëve, me kokëdhimbje ose me marramendje, mundimet mund t’i zgjidhin pikërisht me punën e kiropraktikuesit.
Natyrisht, sipas nevojës edhe me shfrytëzimin e trajtimeve fizikale, të cilat do të ndikojnë në mënyrë primare në shkaktarin e mundimeve.
Nëse pacienti me kohë shkon te mjeku kiropraktik në mënyrë që të ndikohet në shkakun e dhimbjeve, shërimi do të zgjasë shumë më pak, ndërsa pacienti për një kohë të shkurtër do të lirohet nga simptomat jo të lehta.
Pas shfaqjes së dhimbjes që buron nga kurrizi, janë të domosdoshme edhe këshillat që do të pengojnë shfaqjen e sërishme të dhimbjes, sepse secila dhimbje e re mund të thotë dëmtim më i thellë i ndonjë pjese të kurrizit.
Këshilla ka të bëjë me shfrytëzimin e “pozitave mbrojtëse”, me forcimin e grupeve të nevojshme të muskujve, me ndryshimin e stilit të jetës dhe të shprehive për secilin pacient. Ç’është e drejta, duhet t’i adaptohemi mënyrës bashkëkohore të jetës, porse njëherazi ta ruajmë kurrizin në mënyrë të drejtë.
Kush është kiropraktikues?
Fusha primare e punës së kiropraktikuesit është kurrizi dhe nyjat kurrizore, por edhe nyjat e tjera të trupit.
Kiropraktikuesi duhet të jetë i fushës së mjekësisë që të mund të merret me shërimin e personave që kanë telashe me kurrizin.
A mund t’i shmangemi operacionit të diskus hernisë me anë të kiropraktikës?
Kiropraktikuesi, me anë të kombinimit të terapisë, te një numër i madh i pacientëve, mund ta kthejë pacientin në gjendje stabile, kështu që nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën