1418840338img 6884 jpgfaqe


Gjithçka që do të zgjedhësh për të veshur në festat e fundvitit duhet të jetë gjithmonë e përshtatshme me stilin dhe tipin tënd. Mundohu që veshjet me motive festive të tipit me xixa apo kombinime të zakonshme t’i shmangësh gjatë këtyre mbrëmjeve. Prandaj provo diçka ndryshe dhe me stil, që të dukesh unike. Guxo edhe më shumë! Pse jo të veshësh një kostum?

1418840338img 6883 jpgfaqe

Sa u përket ngjyrave të fustaneve, ato jeshile, të kuqe apo të zeza janë ndër më të preferuarit. Megjithatë, detaji që e bën edhe më festive veshjen është dantella, kështu që mos e harro! Nëse është një veshje që ka dantellë, atëherë është ideale për atmosferën e fundvitit dhe kombinon dhe me ngjyrat jeshile dhe të kuqe.

1418840338img 6882 jpgfaqe

Detaje të tjera si ngjyra ari apo argjend në veshje do të dukej mjaft festive. Por edhe lulet janë po ashtu një element i shtuar i këtij fundviti. Lulet e bëjnë edhe më të ngrohtë e më pranverore veshjen e mbrëmjes. Por ato mund të kombinohen në çdo orë të ditës, shkruan revistaclass.

14ff8840338img 6934 jpgfaqe

Megjithatë, mos harro që dhjetori është muaj festash dhe ngjyrash! Për t’iu përshtatur kohës, kuroje veten me mënyrën tënde dhe jepi çdo dite të jetës ngjyrat e tua! /Telegrafi/