LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet deri më tani nga tërmeti që goditi New Yorkun

Çfarë dihet deri më tani nga tërmeti që goditi New Yorkun

Njujorkezët janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk janë aq të mësuar me tërmetet.

New Yorku u trondit sot nga një tërmet i rrallë me magnitudë 4.8 ballësh të Rihterit, raporton bbc.


Tërmeti më i madh në zonën e New Jorkut në 40 vjet - publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së
Lexo po ashtu Tërmeti më i madh në zonën e New Jorkut në 40 vjet - publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së

Ai u ndje nga miliona në bregun lindor, duke përfshirë qytetet kryesore të afërta si Bostoni, Baltimore dhe Philadelphia.

Çfarë duhet të dihet deri më tani

Epiqendra e tërmetit ishte në Liban, New Jersey, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, rreth 64 kilometra nga qyteti i New Yorkut;

Banorët kanë përshkruar shtëpitë e tyre duke u dridhur dhe mobiliet duke u lëkundur gjatë tërmetit;

Si kurrë më parë, filmohet momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti që e goditi New Yorkun
Lexo po ashtu Si kurrë më parë, filmohet momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti që e goditi New Yorkun

Në një konferencë, guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul tha se “asnjë situatë kërcënuese për jetën” nuk ishte raportuar dhe paralajmëroi njerëzit që të përgatiteshin për pasgoditje të mundshme;

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se gjithçka është nën kontroll;

Ngjarja jashtëzakonisht e madhe sizmike mbylli trafikun ajror në aeroportet kryesore në veri-lindje të SHBA – por fluturimet tani kanë rifilluar;

Ka raportime për çarje në trotuare dhe rrugë, por nuk janë raportuar dëme të përhapura dhe shkollave njujorkeze u është thënë të funksionojnë normalisht;

Është tërmeti më i fuqishmi në zonë në 40 vjetët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori