Edhe pse të gjithë meshkujt janë të ndryshëm, ja disa gjëra të thjeshta që duhet të dihen për gjininë më të fortë.

* Disa meshkuj pëlqejnë të flasin për ndjenjat, por indirekt. Duheni të jeni inovative dhe të bëni disa pyetje të caktuara që do t’u japin disa përgjigje.


* Disa meshkuj ndjenjat e veta i shprehin me veprime. Jini të vëmendshme dhe shumë shpejt do të kuptoni që disa gjëra ai i bën vetëm për ju.

* Shumica e meshkujve nuk u frikësohet obligimeve, vetëm u nevojitet pak më shumë kohë për të qenë të sigurt për vendimin e tyre.

* Femrat shpesh ankohen që meshkujt nuk i dëgjojnë. Megjithatë, shumica e meshkujve pëlqejnë të dëgjojnë në qetësi, pa u përgjigjur me fjalë siç janë ‘po, në rregull dhe mirë”.

* Shumicës së meshkujve u pengon kur femra fillon të ankohet dhe grindet. Meshkujt po ashtu pëlqejnë të kalojnë një kohë të caktuar vetëm. Jepuni hapësirë për hobi.

* Mos bisedoni me rrotulla me meshkujt. Nëse dëshironi të thoni diçka, flisni direkt.

* Meshkujt mendojnë për seksin shumë më shpesh se sa femrat. Megjithatë, duhet të kuptoni që të menduarit për diçka nuk është e njëjtë si edhe të bërit.

* Meshkujt pëlqejnë kur femra inicion seksin. Mos u bëni të turpshme dhe merrni iniciativën. Atyre u pëlqen kjo gjë.

* Meshkujt, sikurse edhe femrat, nganjëherë nuk janë të disponuar për seks. Arsyet mund të jenë të llojllojshme, ndërsa arsyeja më e shpeshtë është stresi në punë.

/Telegrafi/