Çfarë deshi të thotë Teuta!? (Video)

Ndonëse është ndër më të votuarat në Kosovë, ajo të enjten kishte zgjedhur të përkujdeset më shumë për pamjen sesa për pyetjen që po e bënte, gjatë të cilës gaboi aq shumë sikur mos ta ketë shkruar vet. Pak u kuptua çka tha, madje shumë deputetë qeshnin me zë kur ajo e bënte pyetjen me përplot gabime.
Madje, Teuta u pa disa herë teksa drejtonte një shikim të çuditshëm diku, e edhe zërin e kishte aq të ulët saqë nuk dihet si arriti ta dëgjonte ministri Shala, që doli dhe u përgjigj në pyetjen e saj.
Ndryshe, vëllai i Teutës, Ukë Rugova, që kohë më parë ishte deputetë gjithashtu, nga KDI disa herë u zgjedh si deputeti më pasiv, ndërsa pakkush mban mend të ja ketë dëgjuar zërin ndonjëherë.
Teuta dhe Uka janë fëmijët e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. /KP/

















































