LAJMI I FUNDIT:

Çfarë bën Shahrukh Khani që t’i mbajë muskujt e trupit edhe në moshën 51 vjeçare

Çfarë bën Shahrukh Khani që t’i mbajë muskujt e trupit edhe në moshën 51 vjeçare

Mund të mendoni se ditët e zakonshme të Shahrukh Khanit përfshijnë zgjimin në orët e hershme të mëngjesit dhe kryerjen e ushtrimeve fizike – por gjërat janë pak më ndryshe për të.

Aktori 51 vjeçar, yll i Bollywoodit me dekada të tëra, ka një trup bukur të bonifikuar qysh nga fillimi i karrierës së tij. Ai i është nënshtruar programeve rigoroze të ushtrimeve fizike për t’i rritur muskujt e vet dhe na kishte tronditur me muskujt e barkut në vitin 2007,  transmeton Telegrafi.


Khan ka qenë dhe është inspirim i shumë të rinjve në aspektin profesional, por edhe në atë personal.

Ai është 172 centimetra i gjatë dhe peshon 73 kilogramë.

Sipas trajnerit të tij Prashant Sawant, Shahrukh Khan i përzien ushtrimet kardio me ato të forcës. Por, vlen të ceket se për shkak që aktori i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjike, Sawant sigurohet që ai të mos mbingarkohet shumë.

Rutina ditore e ushtrimeve fizike të Shahrukhit – sipas “Workoutinfoguru” – përfshinë:

– 100 pompa

– 60 ngjitje në hekur (pull ups)

– 30 minuta ushtrime të barkut përmes ushtrimeve me peshë

– 30 minuta kardio

Khan i shmangë ushqimet e ëmbla, konsumon shumë fruta dhe sigurohet të qëndrojë i hidratuar. /Telegrafi/