LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i bën akrepët të dashurit më të veçantë të horoskopit

Çfarë i bën akrepët të dashurit më të veçantë të horoskopit

Akrepët janë shenja më e keqkuptuar e horoskopit. Janë shumë misteriozë, sensualë, i përjetojnë gjërat plot intensitet. Për shkak të kësaj ndërthurjeje, shpesh krijojnë ndjesi dashuri-urrejtje.

Nëse keni njohur një akrep dhe keni nisur të ndjeni, ju tregojmë përse duhet t’ia lejoni vetes të bini në dashuri.


1. Dashurojnë thellësisht
Është një ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Kjo s’do të thotë se bien në dashuri menjëherë. Janë shumë përzgjedhës dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të hapen. Por nëse vendosin t’ju duan, kanë ndërmend t’ju duan gjatë. Kanë një frikë të madhe ndaj tradhtisë, ndaj më mirë mos t’i mërzisni në këtë pikë.

2. Janë shumë argëtues
Humori i akrepit është shpesh herë shumë i vrazhdë, çka mund t’i nervozojë disa njerëz. Nëse jeni të ndjeshëm, nuk do ta kuptoni këtë lloj humori. Por humori i një akrepi bazohet tek e vërteta, ndaj është edhe shumë inteligjent, ironik dhe hap shumë debate.

3. Kanë talent në zgjidhjen e problemeve
Mund t’i zgjidhin problemet edhe në kushte jo të mira, edhe në mungesë kohe. Jo vetëm janë krijues, por veprojnë me shumë etikë. Një akrep nuk heq kurrë dorë sado të vështirësohen gjërat; nuk ndalojnë derisa t’ia kenë dalë.

4. Mund t’u besoni sekretet tuaja më të thella
Janë shumë të fshehtë dhe nuk u pëlqen që të tjerët t’i dinë arsyet e vërteta pas veprimeve të tyre. Veçse, në të njëjtën mënyrë, ruajnë edhe të fshehtat e të tjerëve. Janë shumë të aftë të ruajnë sekrete, ndaj mund të jenë edhe hetues shumë të mirë.

5. U pëlqen të drejtojnë
Janë udhëheqës të lindur dhe bëjnë gjithçka që gjërat të shkojnë siç i kanë planifikuar. Mungesa e kontrollit u jep ankth. Kjo është një thikë me dy presa për ta. Nga njëra anë, i ndihmon të arrijnë qëllimet. Nga ana tjetër, mund të krijojë probleme në marrëdhënie, sidomos nëse ndihen të rrezikuar. Kërkojnë të kontrollojnë gjithçka.

Burimi: Higher Perspective