LAJMI I FUNDIT:

Çështja e dinarit, pensionistët serb protestojnë sot në veri

Çështja e dinarit, pensionistët serb protestojnë sot në veri

Në veri të Mitrovicë sot në ora 12:00, pensionistët e komunitetit serb kanë paralajmëruar organizimin e një proteste, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

Thirrja për këtë protestë është bërë publike nga Lista Serbe përmes rrjetit social Facebook.


Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se autoritetet kanë marrë informacione lidhur me këtë protestë dhe janë të përgatitur për ta monitoruar atë.

​A trajtohen dinarët apo valutat tjera që qytetarët i kanë në xhep, BQK-ja tregon se çfarë përmban rregullorja
Lexo po ashtu ​A trajtohen dinarët apo valutat tjera që qytetarët i kanë në xhep, BQK-ja tregon se çfarë përmban rregullorja

Në katër komunat veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbë, ditën e diele janë vërejtur disa grafite të reja me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një adresim për komunitetin serb të Kosovës ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin e tyre, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit, as edhe të ndonjë valute tjetër.

Ai theksoi se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, kërkon që euroja të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Ndryshe, BQK ka theksuar se kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Mesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë bëhen me euro, teksa paguan kafen
Lexo po ashtu Mesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë bëhen me euro, teksa paguan kafen

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori