LAJMI I FUNDIT:

Çështja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, Gjukanoviq: Do të krijojmë kushte të domosdoshme për korrigjime e për të cilat do të pajtohemi

Çështja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, Gjukanoviq: Do të krijojmë kushte të domosdoshme për korrigjime e për të cilat do të pajtohemi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për media kanë folur edhe rreth çështjes së demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Presidentja Osmani tha se Mali i zi është ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën, ndërsa nga 2008-ta ka qenë ndër fqinjët më përkrahës ndaj Kosova dhe kjo miqësi e krijuar do të ruhet e forcohet me çdo kusht, raporton Telegrafi.


“..Sa i përket çështjes së demarkacionit Kosova ka ratifikuar tri dokumente, marrëveshjen dy palësh sa i përket vendosjes së kufirit, deklaratën e përbashkët ndërmjet dy presidenteve dhe raportin e Komisionit shtetëror për çështjen e kufirit.

Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë, raporteve të shkëlqyera miqësore dhe çështjen e trupit të përbashkët teknik që është paraparë në deklaratën e dy presidentëve”, tha presidentja.

Ajo më tej shtoi se ka mjaftueshëm akterë të tjerë që kërkojnë të prishin marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, por sipas saj, Kosova dhe Mali nuk duhet të lejojnë këtë,

“Nuk shoh asnjë çështje që mund t’i prishë raportet tona”, tha presidentja.

Siç raporton Telegrafi, lidhur me çështjen e demarkacionit, foli edhe presidenti malazez, Gjukanoviq.

“Kjo mund të konsiderohet për dikë problematike por vetëm për ata që duan t’i shohin të tilla. Ne nuk dëshirojmë të krijojmë probleme. Ne do t’i përmbahemi dokumenteve të nënshkruara. Do të krijojmë kushte të domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që ky kufi të jetë siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori