LAJMI I FUNDIT:

Certifikohet 80 gjilanas, në të ardhmen do të jenë ndërmarrës të rinj

Certifikohet 80 gjilanas, në të ardhmen do të jenë ndërmarrës të rinj

Janë ndarë sot certifikatat për 80 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin “Fuqizimi i rinisë dhe rritja e pjesëmarrjes”, projekt ky bashkëpunim në mes të Komunës së Gjilanit dhe Turqisë. Aty u tha se të rinjtë të cilët nga tetori i vitit të kaluar kanë ndjekur seminaret, në të ardhmen do të jenë ndërmarrës të rinj.

Drejtoresha për Kulturë dhe Rini në Komunën e Gjilanit, Deniza Limani, tha se përmes projekteve të tilla avancohet rinia e Gjilanit.


“I falënderoj shumë për gatishmërinë e tyre dhe gjithmonë komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është e gatshme që të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me secilin prej tyre, kështu që shpresoj që herëve të tjera të kemi projekte edhe më të shumta bashkërisht në mënyrë që rinia e Gjilanit të përfitojë sa më shumë prej projekteve dhe pse jo të avancohet më shume”, tha ajo.

Ndërsa, Nedim Asllan nga Ministria e Kulturës në Turqi tha se projekti është përfunduar me sukses dhe synojnë të vazhdojnë me bashkëpunime të tilla me Kosovën.

“Departamenti për diasporë turke sot në Gjilan, vëllezërve të Kosovës në Gjilan u kemi mundësuar të rinjve ndjekjen e seminareve për ndërmarrësi dhe hartimin e projekteve, ne kemi bashkëpunuar dhe kemi realizuar projektin në përpikëri. Kemi filluar në muajin tetor sot është përfundimi, sot kemi vendosur gurët e fundit duke i shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit. Besojmë që këta që kanë ndjekur këtë trajnim do të mund të hapin bizneset e tyre të reja. Besoj që pas përfundimit të seminareve do të jenë ndërmarrës të ri në të ardhmen. Si Qeveri e Turqisë, qoftë kemi me qenë përkrahës i të rinjve, ky ka qenë projekt shembull dhe do të vazhdojmë me projekte në të ardhmen”, tha ai.

Në këtë projekt janë aftësuar 80 të rinjë të cilët sot u pajisën me certifikata.

Para ndarjes së certifikatave, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim koordinatorin nacional nga Ministria e Kulturës në Turqi, Nedim Asllan.