LAJMI I FUNDIT:

CEO i OpenAI, Altman ka një super lajm për lojtarët e video-lojërave

CEO i OpenAI, Altman ka një super lajm për lojtarët e video-lojërave

Sam Altman kurrë nuk e ka fshehur faktin se është një lojtar i zjarrtë i video-lojërave.

CEO i OpenAI ka folur për dashurinë për video-lojërat edhe në të kaluarën.


Në një mesazh të fundit në rrjetet sociale, ai tha se video-lojërat do të bëhen të paimagjinueshme më të mira.

“Filmat do të bëhen video-lojëra ndërsa video-lojërat do të bëhen diçka që nuk mund të imagjinohet”, ka shkruar ai në platformën X.

Mesazhi i 38-vjeçarit na jep një sugjerim për projektet e ardhshme të OpenAI ose se si Inteligjenca Artificiale mund të revolucionarizojë video-lojërat në vitet në vijim.

Është e panevojshme të thuhet se Inteligjenca Artificiale (AI) e ka bërë zhvillimin e video-lojërave më efikas dhe kreativ. Me ndihmën e AI, zhvilluesit mund të gjenerojnë mjedise komplekse dhe karaktere realiste pa lojtarë (NPC) që reagojnë në mënyrë adaptive ndaj veprimeve të lojtarëve, duke e bërë lojën më zhytëse dhe dinamike.

Algoritmet e AI luajnë një rol jetik në analizimin e sjelljes së video-lojtarëve për të përshtatur vështirësinë e lojës, për të sugjeruar përmbajtjen dhe madje për të ndryshuar linjat e historive në kohë reale, duke ofruar një përvojë të personalizuar të lojës për çdo lojtar. /Telegrafi/