Sipas një studimi të ri japonez, përdorimi i telefonit celular nuk rrit rrezikun nga kanceri i trurit. Ky është studimi i parë që ka marrë parasysh efektet e rrezatimit në pjesë të ndryshme të trurit. Rezultatet i shtohen fakteve çdo ditë e më të shumta se, telefonat celularë janë të sigurt.
Shkencëtarët në “Tokyo Women’s Medical University” kanë krahasuar përdorimin e telefonit te 322 pacientë të cilët kishin kancer në tru, me 683 persona të shëndoshë, dhe kanë zbuluar se përdorimi i një celulari nuk ndikon dukshëm në gjasat për t’u prekur nga kanceri i trurit.
Ata gjithashtu studiuan rrezatimin e emetuar nga llojet e ndryshme të telefonave, për të vlerësuar ndikimin në pjesë të ndryshme të trurit.
“Duke përdorur teknikat tona të zhvilluara rishtazi, nuk kemi zbuluar asnjë lidhje në mes të përdorimit të telefonit celular dhe kancerit, duke siguruar kështu dëshmi për të sugjeruar që ata nuk shkaktojnë kancerin e trurit”, ka thënë Naohito Yamaguchi, i cili edhe ka udhëhequr hulumtimin.
Rezultatet e gjetura nga ekipi i tij janë publikuar në të përditshmen angleze British Journal of Cancer, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët në mbarë botën, për 70 vjet me radhë, vazhdimisht kanë mbikëqyrur efektet e fushave të radio-frekuencave në shëndetin e njeriut.
Shqetësimi publik mbi sigurinë e telefonave celularë është rritur pasi që, çdo ditë e më shumë, personat në moshë dhe fëmijët, mbështeten tek ata për komunikim të përditshëm.
Përkundër përdorimit të hovshëm të telefonave celularë në mbarë botën, qysh prej viteve të 80-ta, numri i rasteve me kancer në tru nuk ka ndryshuar shumë.
Një numër i vogël studimesh kanë treguar një lidhje në mes të telefonave celularë dhe kancerit, por shumica nuk kanë gjetur një lidhje të tillë. Studimi më i madh deri më tani, i cili ka përfshirë 420.000 njerëz, nuk ka dëshmuar asnjë lloj lidhjeje me çfarëdo lloj kanceri, edhe pas 10 vitesh të përdorimit.
“Deri më tani, studimet nuk kanë ofruar dëshmi se përdorimi i celularit është i dëmshëm, por ne nuk mund të jemi tërësisht të sigurt për efektet e tyre afatgjate. Hulumtimi ende është në vazhdim”, ka thënë Lesley Walker, drejtor për informata mbi kancerin në Qendrën britanike për hulumtim të kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën