LAJMI I FUNDIT:

Celibashi: S’ka votë për diasporën pa ndryshuar Kodin Elektoral

Celibashi: S’ka votë për diasporën pa ndryshuar Kodin Elektoral

Kur ka mbetur një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ftuar partitë politike të miratojnë ndryshimet në Kodin Elektoral.

Thirrja vjen në një kohë kur prej dy javësh Komisioni i Posaçëm mes përplasjeve të shumta brenda rradhëve të demokratëve, ia doli të bëjë të parin takim “online” të premten e kaluar.


“Partitë politike të angazhohen për t’i realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet të datojnë jo më vonë se 1 vit, ose në rastin më ekstrem, 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.”

Celibashi sqaron se zgjedhjet e radhës mund të bëhen edhe me Kodin aktual, por emigrantët nuk do të mund të votojnë.

“Nëse mbetemi me Kodin aktual në fuqi, zgjedhjet do të bëhen. Nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson boshllëkun ligjor, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë.”

Mungesa e konsensusit në tryezën e Zgjedhores, rrezikon gjithashtu edhe votimin elektronik në 5 qarqet, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier.

“Do të jetë thuajse e pamundur nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me këtë rekomandim të KQZ-së brenda një periudhe, fundin e muajit Shkurt.

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, votimi elektronik u aplikua në 3 bashki, atë të Kamzë, Vorës dhe Elbasanit./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori