LAJMI I FUNDIT:

Çelësi për zorrë të shëndetshme dhe tretje të mirë: Duhet të hamë 30 gramë nga ky ushqim çdo ditë

Çelësi për zorrë të shëndetshme dhe tretje të mirë: Duhet të hamë 30 gramë nga ky ushqim çdo ditë

Mjekja e famshme këshillon se si të përmirësojmë shëndetin e zorrëve, problemet me tretjen dhe shëndetin tonë në përgjithësi!

Problemet me tretjen, për shkak të ushqimit jo të shëndetshëm, stilit të shpejtë të jetesës dhe mungesës së aktivitetit fizik, prekin gjithnjë e më shumë njerëz.


Në muajt e verës problemet me stomakun janë shumë më të theksuara. Pra, çfarë është në radhë të parë ajo që na ndihmon të luftojmë me pasojat?

Siç thekson Dr. Zoe Marie Williams – ne të gjithë duhet të synojmë të hamë 30 gramë fibra në ditë, por hulumtimet tregojnë se 91% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar ende nuk hanë mjaftueshëm fibra.

Edhe te ne situata nuk është më e mirë, transmeton Telegrafi.

Dieta e pasur me fibra është e lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrëve.

“Të bësh zakon të hani kos të shëndetshëm me drithëra, fruta, arra dhe fara për mëngjes ose të përzieni një sallatë me fasule për drekë mund t’ju ndihmojnë në rrugën drejt qëllimeve tuaja me fibra. Megjithatë, ngrënia e fibrave shumë shpejt, mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme”, thotë Dr. Zoe dhe shton se shëndeti i zorrëve tona lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e përgjithshëm.

– Kjo ndihmon në mbështetjen e sistemit tuaj imunitar. Në fakt, deri në 70% të qelizave imune gjenden në zorrët tona. Veshja e murit të zorrëve është një pengesë për të bllokuar mikrobet e dëmshme që të hyjnë në trup, dhe kjo mbështetet nga një numër i madh i qelizave imune.

“Mukoza e zorrëve ka një përqendrim më të lartë të antitrupave se çdo ind tjetër në trup. Ajo luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit tuaj imunitar në mënyrë që ai t’i përgjigjet dëmtimit ose infeksionit, por të mos sulmojë indet e shëndetshme”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori