LAJMI I FUNDIT:

Çelaj flet për “hyrjen” në koalicion me VV-në: Shpend Ahmeti është gënjeshtarë patologjik

Çelaj flet për “hyrjen” në koalicion me VV-në: Shpend Ahmeti është gënjeshtarë patologjik

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar sot se kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj, i ka kërkuar të hyjnë në koalicion në shkëmbim të dy drejtorive.

“Liraku më ka lut me hy në koalicion për veç dy drejtori. Por qëndrimi ynë është të mos futemi në koalicion me askënd” ka thënë Ahmeti.


Shpend Ahmeti: Lirak Çelaj kërkoi koalicion me VV-në
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti: Lirak Çelaj kërkoi koalicion me VV-në

Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Çelaj, i cili e ka quajtur Ahmetin- gënjeshtarë patologjik.

“Tani po e kuptoj përse qytetarët po e quajnë Pinokio. Shpendi është gënjeshtarë patologjik. Njëjtë ka deklaruar edhe për jahtin, edhe kur u ndalua në Milano nga policia italiane, herë thoshte po e herë jo”, ka thënë Çelaj për Telegrafin.

Ai shtoi se kushdo që ka pas sadopak punë me Shpend Ahmetin e dinë që ai është i tillë.

I pyetur rreth asaj se çfarë ka dashur të bëjë Ahmeti me një deklaratë të tillë, të cilën Çelaj po e quan gënjeshtër, ai theksoi se “Ahmeti po përpiqet të heq vëmendjen ndaj akuzave të argumentuara që i kemi paraqit, duke përdorë gënjeshtrën”. /Telegrafi/