LAJMI I FUNDIT:

Çeku publikon një përmbledhje të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga Serbia

Çeku publikon një përmbledhje të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga Serbia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka publikuar të shtunën një përmbledhje nga shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb gjatë luftës së viteve 1998/99.

Përmes një postimi në Twitter, Çeku ka thënë se për këto humbje që kë pësuar Kosova deri tani nuk është kërkuar falje, s’është marrë asnjë përgjegjësi, asnjë kompensim nuk është dhënë e asnjë drejtësi nuk është vënë në vend.


Krahas shifrave, ai ka publikuar edhe fotografi të objekteve të shkatërruara.

Kosova synon dëmshpërblim nga Serbia për mbi 1300 ndërtesa të shkatërruara dhe mbi 1200 artefakte
Lexo po ashtu Kosova synon dëmshpërblim nga Serbia për mbi 1300 ndërtesa të shkatërruara dhe mbi 1200 artefakte

“1788 objekte të trashëgimisë kulturore të dëmtuara/shkatërruara, mbi 3000 artefakte muzeale të vjedhura, 1.7 milionë libra shqip dhe 175 biblioteka publike të djegura/shkatërruara, mbi 25 mijë dosje të dokumentacionit të trashëgimisë të marra”, ka shkruar Çeku, duke shtuar se edhe qindra vepra arti janë vjedhur, djegur ose dëmtuar.

Ndryshe, ministri Çeki muaj më parë ka bërë të ditur se Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99 ka prodhuar raportin preliminar, i cili tashmë i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk mund të bëjë publike më shumë nga raporti, porse ka bërë të ditur tashmë në databazë figurojnë mbi 1 mijë e 300 ndërtesa të shkatërruara nga Serbia, krahas mbi 1 mijë e 200 artefakteve etnografike dhe arkeologjike.

Sipas tij, këto të dhëna do të shërbejnë për kërkesën që Kosova do të bëjë në Bruksel për nxjerrjen e kostos nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në vitet ’98-’99. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori