LAJMI I FUNDIT:

Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore

Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se sulmi terrorist në veri të vendit më 24 shtator është financuar nga Serbia.

Në tryezën e kësaj partie për situatën në veri të vendit, ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku kërkoi ngritjen e kapaciteteve ushtarake policore.


Agim Çeku tha se parapa sulmit terrorist të 24-shtatorit qëndron Serbia.

Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponsorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm
Lexo po ashtu Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponsorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm

“Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, sot kur po flasim këtu, mendoj se situata e sigurisë sot në Kosovë është stabile, por na është ofruar edhe një mundësi shumë e madhe që këtë stabilitet ta fuqizojmë, avancojmë dhe ta bëjmë sa më të qëndrueshëm. Sepse në qoftë se dimë t’i nxjerrim mësimet nga ajo ditë, është më së e qartë që Serbia është etiketuesi sponsor dhe tani është në një pozicion shumë më të dobët se sa ka qenë para të dielës.

Pas raundit të fundit të bisedimeve Serbia ka qenë një pozitë më 14 shtator, në një pozicion më të favorshëm, ka qenë një mbështetje më e madhe për qëndrimin e tyre në procesin e dialogut, sesa për Kosovën, por tani ajo është në fazën e shfajësimit nga ky veprim destabliziues dhe veprim terrorist. Ka humbur eksponentë ekstremistë, autoritetin e tyre, fuqia e tyre, duke filluar nga vet presidenti i Serbisë. Në anën tjetër ne kemi dalë faqebardhë, fitues. Reagimi ka qenë i suksesshëm. Fatkeqësisht e kemi paguar një çmim të lartë me humbjen e një polici. Por, ajo që është pozitive është se Policia jonë pati një veprim real, ku u përcoll edhe me taktikë dhe veprime reale, u sprovua dhe këtë kontekst e dha me sukses. U pa që Kosova ka kapacitete, potencial për të mbrojtur veten e sovranitetin”, tha Çeku.

Çeku mes tjerash ka kërkuar edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore.

Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politikën e jashtme, sipas tij, duhet të jetë më bindëse në këtë drejtim.

“Mendoj se është krijuar një momentum i ri, i favorshëm që të rishikohen nga niveli taktik i njësisë speciale, deri tek niveli strategjik në nivel shteti dhe në bashkëpunim me partnerët tanë se si ta përmirësojmë, avancojmë sistemin e sigurisë tonë. Siguria mbështetet në pesë shtylla. E para dhe më e rëndësishmja është politika e jashtme, duhet të jetë super aktive dhe bindëse, sepse është ajo që krijon partneritete dhe miqësi të reja. Kështu, apeloj se politika e jashtëm të jetë shumë bindëse në këtë drejtim dhe të kryej detyrat e veta. Tjetër është, ndërtimi i kapaciteteve dhe koncepteve të mbrojtjes, është ushtria e vendit. E treta është Policia, inteligjenca që është kryqe në paralajmërimin e hershem, dhe e fundit është plani kombëtar i reagimit, me çfarëdo lloj emergjence e krizë”, vijoi Çeku.

Ndërkaq, në këtë tryezë diskutimi është mbajtur një minutë heshtje për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori