Dekani i Fakultetit të Edukimit të Kosovës dhe ish-ministër në disa qeveri të pasluftës në Kosovë, historiani Ethem Çeku ka deklaruar se është normale që kombi shqiptar të integrohet në hapësirën e tij etnike dhe se bota e di këtë realitet.
Sipas Çekut veç në Serbi mendohet se gjërat në Ballkan duhet të pastrohen me luftë.
Këto deklarata dhe komente Çeku e bëri sot në “Radio 1”.
“Unë i takoj një gjenerate që janë edukuar në idenë e krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar, atë nuk e mohojë dhe e shoh si shumë normale. E shoh si zhvillim, sikur i të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës, të shteteve të mëdha, pra janë bashkuar dhe është krijuar një Gjermani unike, një Itali unike, që kanë kaluar fazat e tyre, pra bota e di se kemi plot kombe që kanë ndërtuar shtete dhe ne s’kemi nevojë tua shpjegojmë. Por ajo që unë doja të na kuptojë bota, është se ky koncept i afrimit të shqiptarëve, është në favorin e të gjithë miqve tonë, është në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Por gjithnjë ai koncepti i luftës duhet të bie dhe kombet duhet të integrohen mes vete. Kombi duhet të integrohet në hapësirën e tij etnike dhe në konceptet e Evropës moderne dhe qytetërimit evropian. Pra duhet të bie koncepti i luftës që ka qenë i ndërtuar në Ballkan. Është një koncept aq i vrazhdë, aq i egër, aq i rëndë sa që mendohet se gjërat në Ballkan duhet të pastrohen me luftë. Fatkeqësisht ky mentalitet ende ka mbetur në Serbi, pra mentaliteti që sipas tyre lufta është i vetmi qelës për zgjidhjen e problemeve, është një koncept i vjetër i Serbisë të cilin Evropa nuk e pranon dhe që nuk duhet ti shkojë si faturë shqiptarëve. Pra e ardhmja e Brukselit është një e ardhme të cilën ne e dëshirojmë si hapësirë shqiptare mirëpo është një e ardhme me plot pikëpyetje. Pra ne së pari duhet të ecim drejt në integrimet e brendshme tonat” tha Çeku.
Më tej Çeku ka folur edhe për pritjet e tij në këto 20 vite të pasluftës.
Ai ka shtuar se është i lumtur që Kosova pas 100 vjetësh nuk është më në Serbi porse dëshpërimi qëndron tek mos zhvillimi ekonomik i vendit dhe mos shfrytëzimi i resurseve të Zoti ia ka dhënë vendit tonë.
“Një realitet i ri i krijuar, një e drejtë historike. Pas 100 vjetësh Serbia më nuk është në Kosovë. Kosovës i janë kthyer pronarët. Shqiptarët pra qytetarët tonë janë pronar të Kosovës. Institucionet që janë ndërtuar pas luftës, dëshirojë të jenë disa herë më të mira. Pra mbetem i lumtur që Kosova i takon banorëve të saj. Kosova duhet të ketë progres në zhvillim ekonomik. Zoti na ka falur resurset, kemi pasuritë minerale, linjitin dhe minerale tjera që shumë shtete ua kanë lakmi. Pjesa e rinisë mosha e re e cila mund të inkorporohet në sistemin e zhvillimit ekonomik. Kosova ka pozicion të jashtëzakonshëm. Ka bregdetin 2 orë distancë, kemi hekurudhën, aeroportin modern strategjik. Pra Kosova bënë pjesë në hartën e shkëlqyer për t’u zhvilluar ekonomikisht. Krahas këtyre, Kosova është treg i etshëm për sektorin e energjisë.”-tha Çeku për “Radio 1”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak – dielli do të lind përsëri
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi