LAJMI I FUNDIT:

Çekia rihap të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Çekia rihap të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Republika Çeke do t’i rihapë të gjithë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, nga data 26 maj, edhe pse udhëtimi i turistëve të huaj do të mbetet i kufizuar, tha të hënën Ministria e Brendshme e Çekisë.

Kufijtë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë janë mbyllur në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e pandemisë së coronavirusit.


Ministria e Brendshme çeke tha se udhëtarët, edhe pas 26 majit, do të duhet të kenë dëshmi të testit negativ ndaj coronavirusit dhe se policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rëndomta në kufij.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, tha se vendi i tij ka negociuar marrëveshje dypalëshe me palën gjermane dhe atë austriake.

Të trija vendet i përkasin zonës Schengen, që normalisht nuk ka kontrolle kufitare dhe që përbëhet nga 26 vende të BE-së dhe të tjera evropiane.

Republika Çeke, e cila ka konfirmuar afro 9,000 raste të të infektuarve me coronavirus dhe 315 viktima, ka nisur lehtësimin e masave të izolimit qysh në fillim të majit. Ngjashëm edhe Gjermania dhe Austria. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori