Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura, teksa numri i personave të infektuar me coronavirus vazhdon të rritet në këtë shtet.
Rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga ditë e mërkurë në qytete dhe komuna, ka thënë ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula.
Përjashtimet do të ekzistojnë nëse mund të mbahet distancë më e madhe se dy metra, si dhe kur të zhvillohet ndonjë sport.
Mbulimi i gojës dhe hundës është veçse i obligueshëm në ambiente të mbyllura derisa maskat tani duhet të vendosen edhe nëse në makinë ka persona që nuk janë të një familjeje.
Autoritetet çeke u patën kërkuar banorëve të këtij vendi që të mbajnë maskat në ambiente të jashtme nga mesi i marsit deri në mes të qershorit, gjatë fazës së parë të pandemisë.
Numri i personave të infektuar në këtë shtet të Evropës Qendore është rritur dukshëm në javët e fundit.
Në 14 ditët e fundit, 858.6 persona për 100,000 banorë janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi, bazuar në të dhënat e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Të martën, autoritetet shëndetësore në Çeki kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë identifikuar 8,076 raste të reja me këtë virus. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel