LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë për lulet Barbaroza: Si kultivohen, ujiten dhe ushqehen lulet më të bukura të ballkonit!

Çdo gjë për lulet Barbaroza: Si kultivohen, ujiten dhe ushqehen lulet më të bukura të ballkonit!

Hibridet e kësaj luleje, të njohura si Kaliopa janë shumë rezistuese ndaj sëmundjeve

Temperaturat më të mira për kultivimin e Barbarozës (Pelargonium), janë nga 10 deri në 27 gradë celsius. Në temperatura më të ulëta ato ngadalë fillojnë të veniten, transmeton Telegrafi.


Ujitja patjetër duhet të jetë e rregullt dhe e kujdesshme. Është e domosdoshme që bimët të kenë lagështi të mjaftueshme, në mënyrë që fletët të mos veniten.

Lagështia e tepërt dhe ujitja e tepërt shkakton kalbjen e rrënjëve, prandaj dheu duhet të jetë i lagësht në mënyrë të barabartë.

Në orët e vona të pasdites, nëse netët nuk janë të ftohta mund të spërkaten me ujë të ndenjur. Këto lule më së shumti duan vend me dritë, por të mbrojtur nga dielli i pasdites.

Kultivoni në saksi të vogla, në mënyrë që theu të thahet shpejt. Pas 15 ditësh nga mbjellja pelargoniumin ushqejeni, ndërkaq para kësaj vetëm ujitni me ujë të pastër.

15 minuta pas ujitjes zbrazjani tasin e fundit të saksisë, sepse kjo lule nuk e duron ujin e ndenjur. Kur të kalojë temperatura 30 gradë rritja e pelargoniumit ndërpritet.

Në fillim të pranverës lulen duhet krasitur dhe ujitur. Është e dëshirueshme të rimbillet. Ushqehet me pleh për pelargonium, apo pleh për lule.

Gjatë vegjetacionit ushqimi i këtyre luleve duhet të bëhet me ujitje 1 – 2 herë në javë me tretje.

Barbaroza si edhe bimët e tjera fletët e të cilave kanë qime, nuk bën të ushqehen nëpërmjet spërkatjes së fletëve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori