LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë fillon nga koka: nëntë sëmundje të cilat i marrim vetëm për shkak të psikes!

Çdo gjë fillon nga koka: nëntë sëmundje të cilat i marrim vetëm për shkak të psikes!

Dhembja e supeve mund të tregojë që po bartni barrën e rëndë emocionale.

Shëndeti ynë fizik është ngushtë i lidhur me shëndetin tonë mendor dhe anasjelltas.


Brengat e përditshme dhe stresi shpesh manifestohen nëpërmjet dhembjeve të ndryshme fizike dhe problemeve.

Kur mjekët nuk mund të gjejnë shkaktarin fizik të dhembjes, e cila në mënyrë kronike ju mundon, mund të jeni të sigurt që është pasojë e gjendjes suaj emocionale.

Shikoni se çfarë ju tregojnë dhembjet të cilat i ndieni në trup, transmeton Telegrafi.

1. Dhembja e kokës

Shenja e dhembjes së kokës, ngjashëm me dhembjen e kokës, mund të jetë stresi i përditshëm.

2. Dhembja e qafës

Nëse ndieni dhembje në qafë ajo mund të thotë që keni problem me faljen e gabimeve të tjerëve apo vetes. Të menduarit për gjërat të cilat i doni te njerëzit.

3. Dhembja e supeve

Dhembja e supeve tregon që po bartni barrë të rëndë emocionale. Përqendrohuni në zgjidhjen proaktive të problemeve dhe lejoni të tjerët që t’ju ndihmojnë.

4. Dhembja në pjesën e sipërme të shpinës

Kjo dhembje do të thotë që nuk keni përkrahje të mjaftueshme emocionale. Ndoshta ndiheni i padashuruar dhe i padëshirueshëm. Në rast që jeni i vetëm, ndoshta është koha që të shkoni në ndonjë takim.

5. Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo dhembje mund të thotë që brengoseni shumë rreth parave. Ndoshta është koha që ta ktheni atë borxh që e keni dhe të kërkoni këshillë rreth planifikimit të financave.

6. Dhembja e bërrylave

Dhembja e bërrylave tregon rezistencën tuaj ndaj ndryshimeve në jetë. Duart e shtanguara do të thonë edhe jetë e shtanguar. Koha është që pak t’i lëvizni gjërat.

7. Dhembja e shuplakave

Dhembja e shuplakave tregon që ndoshta nuk mund të depërtoni deri te njerëzit e tjerë në mënyrën me të cilën dëshironi. Mendoni për gjetjen e miqve të rinj, për drekë me kolegun dhe për krijimin e lidhjeve të reja.

8. Dhembja e kërdhokullave

Dhembja e kërdhokullave do të thotë që u frikësoheni tepër shumë ndryshimeve. Dhembjet e kërdhokullave do të thotë që hezitoni të niseni përpara dhe që jeni tepër të kujdesshëm kur merrni vendim për diçka.

9. Dhembja e gjunjëve

Dhembja e gjunjëve mund të jetë tregues e mendimit të tepërt të lartë për veten. Provoni të jeni më modest dhe kaloni një kohë duke u marrë me punë vullnetare. Mbajeni në mend që ju jeni vetëm një vdekatar i zakonshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori