LAJMI I FUNDIT:

Çdo ditë vjedhje në Pejë, deklarohet Policia e Kosovës

Çdo ditë vjedhje në Pejë, deklarohet Policia e Kosovës

Komuna e Pejës është duke u ballafaquar çdo ditë me vjedhje të ndryshme. Kësisoj, për 29 ditë të këtij muaji organet e rendit kanë raportuar për shumë raste të hajnive.

Zyra për Informimit e PK-së, në një përgjigje për Indeksonline, ka bërë të ditur se nga 1 nëntori deri 29 të këtij muaji janë raportuar njëzetenëntë (29) raste të veprave penale të vjedhjeve.


“Në ketë muaj (nëntor 2016) deri më date 29.11.2016 në Stacionin policor në Pejë janë raportuar njëzetenëntë (29) raste të veprave penale të vjedhjeve”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së Informimit.

Ndërsa numri më i madh i këtyre vjedhjeve theksohet të ketë ndodhur në qendrën e Pejës, duke pasur më pas zonën e fshatit Vitromericë.

“Numri më i madhe i këtyre vjedhjeve ka ndodhur në qytetin e Pejës, duke pasuar më pas me zonën e fshatit Vitomericë, ndërsa numri me i vogël i këtyre rasteve kanë ndodhur ne fshatra tjera, duke përfshirë edhe fshatrat e zonës së Rugovës”, theksohet nga Zyra e Informimit.

Ndërsa si lagjet më të atakuara të këtij qyteti për vjedhje janë ‘Dardania’ dhe Lagja Fidanishte.

Si gjësendet më të vjedhura gjatë kryerjes ë këtyre veprave kanë qenë: aparatet telefonike, biçikleta si dhe vegla pune të cilat ankuesit e rasteve i kanë pasur të vendosura në oborret e shtëpive dhe në shtëpiza pune, shkruan Indeksonline.

Kurse duhet cekur se “Sektori i hetimeve në Pejë, lidhur me veprat ne fjalë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore, ka arrestuar disa të dyshuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit policor me aktevenime te prokurorit te shtetit”.

Duhet përkujtuar që përgjatë këtij muaji qyteti i Pejës dhe ai i Gjakovës ishin ndër qytetet më të atakuara sa i përket vjedhjeve. Por ndër këto qytete gjatë javës që kaloj ishte edhe qyteti i Gjilanit që është prekur nga vjedhjet nëpër shtëpi e që kanë shqetësuar familje të shumta në lagje të ndryshme të qytetit.

Përderisa Peja ka 29 vjedhje deri në ditën e 29 të muajit, Gjakova kishte për 23 ditë 27 vjedhje gjithsej, shifra këto që vazhdojnë të jenë shumë shqetësuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori