LAJMI I FUNDIT:

ÇDO DITË MUZIKË MAGJEPSËSE

ÇDO DITË MUZIKË MAGJEPSËSE

Poezi nga: Mark Strand
Përktheu: Roland Gjoza

Një tingull i ashpër u lëmua gjersa u bë
një tingull më i butë, pastaj u lëmua sërish
gjersa u bë muzikë.
Pastaj muzika u lëmua gjersa u bë
kujtimi i një nate në Venecia
ku lotët e detit pikuan nga Ura e Psherëtimave,
e cila gjithashtu u lëmua gjersa nuk kishte më muzikë
dhe nuk ishte më ajo shtëpia e zbrazët e një zemre të trishtë.
Pastaj papritur doli dielli dhe muzika u kthye sërish
dhe trafiku gjëmonte e humbte në largësi
në skaj të qytetit u shfaq një varg pa fund me re
dhe u dëgjuan bubullimat, megjithëse të frikshme
sërish do të kishte muzikë dhe ajo natë në Venecia
do të kujtohej dhe çfarë kishte ngjarë
në shtëpinë e zbrazët ku një zemër e trishtë ishte ndarë më dysh
sërish do të kishte muzikë