LAJMI I FUNDIT:

Ç’botë … e mrekullueshme

Ç’botë … e mrekullueshme

Nga: Dashnor Kokonozi

Familja hebreje me mbiemër Karnofsky, e cila kishte emigruar në ShBA nga Lituania, ndjeu dhembshuri të madhe për një çun të varfër shtatëvjeçar.


Vendosën ta marrin në shtëpi.

Që natën e parë që kaloi në gjirin e tyre, çuni ndjeu të rrethohej nga mirësjellja, butësia e dashuria.

Kur e çuan në shtrat të flinte, zonja Karnofsky i këndoi këngë djepi, ruse dhe hebreje.

E birësuan.

Djali u rrit dhe zoti e zonja Karnofsky i dhanë para të blinte një vegël muzikore. Ashtu ishte zakoni i familjeve hebreje.

Kur u bë muzikant dhe kompozitor, meloditë hebreje që kishte dëgjuar prej tyre ai i bëri të pranishme në kompozime të tilla, si “St. James’s Hospital”.

Më tej gjuhën jidishe e fliste fare rrjedhshëm.

Në shenjë mirënjohjeje, më vonë ky djalë do të shkruajë një libër për këtë familje që e birësoi më 1907.

Në kujtim të tyre, deri në fund të jetës së tij ai mbajti mbi vete yllin e Davidit. Gjithnjë thoshte se në atë familje mësoi të “jetonte një jetë të vërtetë e të kishte një qëllim”

Ky çun i vogël quhej Louis Armstrong.

(E lexova këtë histori nga J. Stern dhe pata dëshirë të them me Armstrongun e madh: What a wonderful world!)

Ç’BOTË E MREKULLUESHME
Lexo po ashtu Ç’BOTË E MREKULLUESHME