LAJMI I FUNDIT:

Çavkov: Kemi penguar sulm terrorist në Maqedoni (Video)

Çavkov: Kemi penguar sulm terrorist në Maqedoni (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme ka parandaluar një sulm terrorist në Maqedoni, ka thënë Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se bëhet fjalë për dy persona të moshës 23 deri 24 vjeçare nga Shkupi për të cilat janë marrë masa për të arrest.


‘Pas urdhrave të lëshuara më parë, janë kryer dy kontrolle, njëri i cili është nga Shkupi, kurse tjetri në fshatin Haraçinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë me Sim kartela, fotoaparate me kartela Micro, boks prej hekuri, targa, plumba, shtëpiza kompjuteri, tabletë, USB dhe dokumentacione të ndryshme, tha Çavkov.

Gjatë kohës së kontrolleve është arrestuar 24 vjeçari nga Haraçina, kurse personi i dytë nuk është gjetur, dhe për të Ministria e Brendshme ka informacione se është në Kosovë.

‘Kundër personit të arrestuar është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit për vepër penale për “terrorizëm” në nenin 394-b të Kodit Penal, kurse gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh’, thotë Çavkov. /Telegrafi/