Çavkov: Disa herë e kemi penguar ikjen e të dyshuarve në ‘Lagjen e Trimave’
Shumë herë deri më tani si dhe gjatë gjykimit të fundit janë parandaluar dhe zbuluar përpjekje kompromentuese të pajisjeve teknologjike dhe kemi marrë masa për t’i larguar, ka thënë drejtori DSP-së, Mitko Çavkov në një intervistë me të përjavshmen ‘Republika’, përcjell Telegrafi Maqedoni
I pyetur se a është e vërtetë në informacionet e disa mediave se së fundmi është penguar një përpjekje ‘locator’ nga një të akuzuarit e “Lagjes së Trimave” – një pajisje që më vonë, ndoshta duhet të përdoret për një përpjekje të mundshme për lirimin e tyre, Çavkov ka thënë:
‘Kjo pyetje ka prekur realitetin e vërtetë të çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me pjesën e sigurisë kombëtare të Republikës së Maqedonisë, si dhe çështja që lidhet me sigurinë rajonale. Sigurimi i kësaj strukture terroriste në burgje dhe gjatë seancave gjyqësore janë një sfidë e veçantë për forcat e sigurisë së lartë profesionale, si dhe deri më tani, përballen me sfida të ndryshime që lidhen me qëllimet e tyre për tu arratisur si dhe me pritjet e tyre për mbështetje nga jashtë për realizimin objektivave të tyre – ikje nga drejtësia. Shumë herë deri më taki si dhe gjatë gjykimit të fundit kemi vepruar me kohë dhe kemi zbuluar përpjekje kompromentuese për futjen e pajisjeve teknologjike dhe kemi ndërprerë qëllimet e tyre për arratisje’, ka thënë Çavkov ndër të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251