LAJMI I FUNDIT:

Caviar ofron serinë e saj të Galaxy S22, çmimet variojnë nga 6 deri në 7.680 dollarë

Caviar ofron serinë e saj të Galaxy S22, çmimet variojnë nga 6 deri në 7.680 dollarë

Samsung në fillim të këtij muaji prezantoi serinë e telefonave të mençur Galaxy S22, ndërsa kompania ruse Caviar e njohur për pajisjet luksoze tashmë ka versionin e saj të këtij telefoni jugkorean.

Seria e re përfshin gjashtë dizajnë të ndryshme të këtij ku ka materiale luksoze përfshirë atë prej 24 karatëve flori, prej titani dhe karboni, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për modelet Bird of Prey me lëkurë krokodili, Ocelot i inspiruar nga Art Deco me flori dhe gurë të çmuar, Drive me karbon dhe kornizë titani, Great Gatsby me gjeometri 3D të inspiruar nga romani i F. Scott Fitzgerald, Victory me lëkurë të zezë krokodili dhe PDV me titan dhe karbon të zi.

Caviar do të prodhojë 99 njësi të modelit të saj për të siguruar ekskluzivitetin. Kur bëhet fjalë për çmime, modeli më i lirë kushton 6 mijë dollarë, derisa më i shtrenjti  Great Gatsby me 512 GB kushton 7.680 dollarë. /Telegrafi/