LAJMI I FUNDIT:

Cavani hetohet për përdorimin e një fjale raciste, për të cilën dikur Suarez ishte suspenduar me tetë ndeshje moslojë

Cavani hetohet për përdorimin e një fjale raciste, për të cilën dikur Suarez ishte suspenduar me tetë ndeshje moslojë
(Foto: Instagram/cavaniofficial21)

Edinson Cavani është bërë shënjestër e një hetimi nga Federata Angleze e Futbollit, pas fitores dramatike të Manchester Unitedit ndaj Southamptonit.

Sulmuesi uruguaian realizoi dy gola duke ua siguruar Djajve të Kuq fitoren (3-2) në çastet e fundit të takimit, në të cilin u inkuadrua nga banka rezervë.


Mirëpo, heroizmi i tij në stadiumin St Mary u lanë nën hije pas publikimit në rrjetet sociale të një termi në spanjisht me konotacione raciste.

(Foto: Instagram/cavaniofficial21)

Duke iu përgjigjur urimeve të një miku të tij, Cavani ka shkruar: “Gracias negrito”, një term që është referencë për racën dhe përkthehet: “Faleminderit, zezak”.

Unitedi mposhti Southamptonin në sekondat e fundit të takimit
Lexo po ashtu Unitedi mposhti Southamptonin në sekondat e fundit të takimit

Postimi është fshirë tre orë pas publikimit, derisa futbollisti pohon se ‘negrito’ është një term që shfrytëzohet për të shprehur afërsinë në Amerikën Jugore.

Sidoqoftë, Federata Angleze është njoftuar për postimin dhe ka nisur hetimet, ndërsa mediat kanë bërë menjëherë krahasime me bashkëkombësin e tij, Luis Suarez.

(Foto: Instagram/cavaniofficial21)

Ish-sulmuesi i Liverpoolit ishte suspenduar për tetë ndeshje dhe ishte gjobitur me 40.000 funte për përdorimin e fjalës ‘negro’ në një zënkë me mbrojtësin e dikurshëm të Unitedit, Patrice Evra, në vitin 2011.

Edhe Suarez asokohe ishte mundur të shpjegonte se në Uruguai dhe Amerikën Latine, kjo fjalë nuk konsiderohej ofenduese në situata të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori