LAJMI I FUNDIT:

CATL prezanton teknologjinë e re të baterive me lëndë të kondensuar

CATL prezanton teknologjinë e re të baterive me lëndë të kondensuar

Gjatë forumit “Shanghai Auto“, CATL prezantoi një teknologji të re të baterive të përshtatshme për avionët civilë që mund të nisin elektrifikimin e transportit ajror.

Dhe si një lider në tregun botëror të baterive për veturat elektrike, kompania në fjalë mund të jetë në një drejtim të ri sa u përket baterive.


CATL thotë se është një bateri me lëndë të kondensuar, e cila është një bateri me gjendje gjysmë të ngurtë me elektrolit të kondensuar, një lloj i ri i anodës, ndërsa edhe materialet ndarëse janë gjithashtu të ndryshme nga bateritë e zakonshme, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Ky lloj i baterisë ka një densitet prej 500Wh për kilogram, diçka që është mjaft mbresëlënëse duke ditur faktin se bateritë aktuale të veturave elektrike nuk tejkalojnë densitetin e 300Wh për kilogram.

Kompania aziatike ende është duke punuar me partnerët për të siguruar besueshmërinë dhe sigurinë e baterive, megjithëse nuk përmendi emrat e asnjë kompanie.

Një pjesë ndoshta më mbresëlënëse është se CATL është gati të fillojë prodhimin e baterive të përmendura me lëndë të kondensuar për vetura elektrike deri në fund të këtij viti.

Dhe siç duket ne mund të fillojmë të shohim vetura me bateri gjysmë të ngurta nëpër rrugë duka nisur që nga fillimi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/