Cate Blanchettit nuk i ndihmon as Oscari

Blanchett dhe burri i saj, Andrew Upton, dramaturg, kanë qenë në negociata për t’i marrë rolet e tyre dhe t’i bashkëngjitën regjisorëve artistikë të Kompanisë Teatrore “Sydney”, në janar të 2008-tes.
Ky takim ka ndarë edhe komunitetin teatror të qytetit, pasi që disa prej tyre ankohen se çifti, që ka famë botërore, nuk është zgjedhur në bazë të planit të teatrit, dhe ata janë të papërvojë për këtë punë.
Sipas një raporti, aktorët e këtij teatri paguhen shumë mirë, pasi që zakonisht thumbojnë “politikën” dhe “hipokrizinë”.
Gazeta “Sydney Morning Herald” ka cituar sot aktorin, Colin Moody, të këtë thënë se “një Oskar i fituar nuk është rekomandim i duhur për ta drejtuar kompaninë më të madhe teatrore në vend”.
Kompania teatrore “Sydney” ka refuzuar të komentoj për raportin në fillim, por ka thënë se aktori Moody është suspenduar nga puna.


























































