Juventusi ka ngadalësuar ritmin në javët e fundit, duke marrë vetëm tre barazime radhazi mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Së fundmi, Bianconerët barazuan 1-1 kundër Atalantës, me Juan Cabal që shpëtoi skuadrën nga një humbje e sigurt.


Në programin Viva El Futbol, Antonio Cassano foli hapur për situatën e bardhezinjve. Ai vlerësoi punën e trajnerit Igor Tudor, por nuk kurseu kritikat për disa lojtarë.

“Juventusi është vetëm një pikë prapa kreut. Fenomeni i vërtetë, përveç Gasperinit, është Tudor. Punë e jashtëzakonshme – Juve është e vetmja skuadër e pamposhtur dhe është në vend të dytë".

"Por, mbetet për t’u parë nëse paratë e shpenzuara kanë qenë me vlerë, sepse Tudor po luan pa sulmues. Davidi duhet të zgjohet, sepse po jep performanca të turpshme".

"O zgjohet, o del jashtë ekipit. Edhe për Koopmeiners, çfarë do të bëjmë?!”, deklaroi Cassano.

Pas barazimit 4-4 me Borussia Dortmund në ndeshjen hapëse të grupit, Juventusi do të përballet të mërkurën me Villarrealin, ku synon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app