Casemiro ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester United që t’i japin besim Michael Carrick si trajner i përhershëm i skuadrës, pas rezultateve pozitive që ai ka arritur në krye të ekipit.

Carrick mori drejtimin e United pas largimit të Ruben Amorim dhe ka bërë një punë mbresëlënëse, duke regjistruar 12 fitore dhe vetëm dy humbje në 17 ndeshje. Nën drejtimin e tij, skuadra siguroi edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.


Në një intervistë për kanalin “Rio Ferdinand Presents” në YouTube, Casemiro vlerësoi punën e trajnerit anglez.

“Ai meriton të qëndrojë. Ekipi po luan shumë mirë dhe po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje nën drejtimin e Carrick”, deklaroi braziliani.

Mesfushori veteran e krahasoi mënyrën e menaxhimit të Carrick me atë të Carlo Ancelotti, duke theksuar aftësinë e tij për të kuptuar lojtarët dhe për të krijuar atmosferë pozitive në skuadër.

Megjithatë, drejtuesit e Manchester United vazhdojnë të shqyrtojnë edhe emra të tjerë për postin e trajnerit, mes tyre Luis Enrique, Julian Nagelsmann dhe Andoni Iraola.

Pavarësisht kësaj, Casemiro beson se Carrick e ka fituar të drejtën për të vazhduar në krye të “Djajve të Kuq”. /Telegrafi/

telegrafi sport app