LAJMI I FUNDIT:

CAS-i merr vendim, ia rikthen titullin kampion Skënderbeut

CAS-i merr vendim, ia rikthen titullin kampion Skënderbeut

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv [CAS] në Lozanë të Zvicrës ka pranuar kërkesën e skuadrës shqiptare, Skënderbeut, për t’ia rikthyer titullin kampion të sezonit 2015–2016 të hequr nga Federata Shqiptare e Futbollit [FSHF]. 

Komisioni i Etikës pranë FSHF-së kishte marr vendim për t’ia hequr titullin kampionat për sezonin 2015-16 Skënderbeut.


Megjithatë, argumentet e paraqitura nga klubi korçar dhe strategjia e tyre mbrojtëse në CAS kanë rezultuar pozitivisht.

Katër ndeshjet që e dërguan Skënderbeun drejt dënimit 10 vjeçar
Lexo po ashtu Katër ndeshjet që e dërguan Skënderbeun drejt dënimit 10 vjeçar

Kjo pasi paneli i gjyqtarëve të CAS-it ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF dhe ka vendosur t’ia rikthej titullin kampion Skënderbeut.

Ky lajm është konfirmuar nga vet klubi i madh shqiptar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

“CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës! Të Duam Skënderbe!”, shkruan në postimin e bërë nga faqja e Skënderbeut.

Zbulohet dokumenti që përjashton Skënderbeun për 10 vite dhe e dënon 1 milion euro
Lexo po ashtu Zbulohet dokumenti që përjashton Skënderbeun për 10 vite dhe e dënon 1 milion euro

Ky vendim i marr nga CAS shton optimizmin në kampin korçar edhe për çështjen tjetër të madhe, atë të pezullimit 10-vjeçar të Skënderbeut nga garat evropiane.

Drejtuesit e klubit korçar janë të bindur që CAS-i do t’u japë të drejtë edhe në këtë çështje, duke rrëzuar vendimin e komisioneve juridike në UEFA. /Telegrafi/

 

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori